LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria rrugë kalimi për heroinën afrikane dhe kokainën amerikano-jugore

18 Gusht 2016, 06:52, Aktualitet CNA

Antidroga italiane tregon rolin e Shqipërisë në transportin e drogave të forta. Pas raportit të publikuar një ditë më parë mbi hartën e kanabisit në vend, autoritetet italiane tregojnë se si Shqipëria është vend tranziti i drogave të forta. Kjo bëhet e ditur në një raport të antidrogës italiane, e cila jep një pasqyrë të qartë të trafikut të lëndëve narkotike në vitin 2015, sipas një shkrimi në të përditshmen Sot.

Sipas këtij raporti Shqipëria shërben si rrugë për kalimin e heroinës që vjen nga vendet aziatike dhe ato afrikane, por edhe kokainës nga vendet e amerikës jugore, si Brazili apo Meksika.

Raporti pasqyron gjithashtu rrugën që ndjekin trafikantët. Kështu heroina sipas raportit, vjen nga Afrika dhe Azia fillimisht përmes Turqisë. Më pas ndjek itinerarin; Bullgari, Rumani, Maqedoni dhe përfundon në Shqipëri.

Raporti vë në duke dhe aktivitetin që ndodh me drogën në Shqipëri. Këtu malli përpunohet e paketohet sipas këtij raporti. Më pas ai përmes Italisë hyn në BE.

?Në Shqipëri , pasi substanca vjen nga Maqedonia e Greqia magazinohet në Tiranë dhe Vlorë ku përpunohet, teksa një pjesë e vogël shkon në Kosovëpërpara se të dërgohet në tregjet e konsumit. Në këtë pikë kemi dy drejtime kryesore: E para është kalimi i Adriatikut drejt porteve italiane (kryesisht ato të Puglias), kurse e dyta është rruga tokësore, kryesisht drejt vendeve të ish-Jugosllavisë, për të arritur në tregjet e Evropës Perëndimore. Në Maqedoni vijnë ngarkesat e heroinës nga Bullgaria e Greqia. Rrugët e daljes kalojnë përmes Shqipërisë dhe Greqisë drejt vendeve evropiane, përmes Serbisë e Hungarisë. Më tej narkotikët kalojnë në Francë, Gjermani dhe vendet e Evropës veriore?, thuhet në raport. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga