LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thaçi: Të bëjmë punën tonë, që të mos lihemi anash nga SHBA

17 Gusht 2016, 11:46, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës së Kosovës ka bërë thirrje për dakordësi mes palëve politike për marrëveshjen e demarkacionit në vend dhe asociacionin e komunave serbe. ?Pa kalimin e demarkacionit me Malin e Zi, dhe pa krijimin e Asociacionit të komunave serbe, Kosova do të mbetet e vetmuar dhe e izoluar nga bota, apo e lënë anash edhe nga SHBA-të, edhe nga Brukseli. Nuk mund të kërkojmë ndihmë nga askush nëse s?i kryejmë detyrat tona?, u shpreh Thaçi në konferencën e përbashkët për mediat me zv.presidentin e SHBA-së Joe Biden.

?20 vite më parë kur përballeshim me shfarosjen nga shteti i Serbisë, senatori i atëhershëm, Joe Biden, u bë zëri ynë?, theksoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Duke e vlerësuar vizitën e Biden në Kosovë kreu i shtetit të Kosovës tha se është nder i madh për të që Biden viziton sërish Kosovën.

?Kosova, tani si shtet i pavarur dhe sovran, e ka forcuar paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal. Ne kemi shënuar hapa të rëndësishëm në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë?, ka theksuar më tej ai.

?Ne e kemi për detyrë që t?i japim një dinamikë të re dialogut me Serbinë që sa më shpejtë të arrijmë deri te pajtimi mes dy popujve tanë. Jam i sigurt se pajtimi është i mundur dhe do të ndodhë?, shtoi ai.

?Ju siguroj se edhe çështja e demarkacionit do të përmbyllet shpejtë. Marrëveshja e demarkacionit është marrëveshje e drejtë. Ky vendim i parlamentit të Kosovës do ta forcojë shtetësinë tonë, duke i hapur rrugë të sigurt integrimit euro-atlantik dhe lëvizjes pa viza?. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga