LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Majko: Reforma në Drejtësi, jo presion ndaj medias

17 Gusht 2016, 11:23, Aktualitet CNA

Pas mbledhjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës për Drejtësi deputeti Pandeli Majko tha për mediat se çështjet e ndryshme do të diskutohen hap pas hapi. Majko vuri theksin në faktin se Reforma në Drejtësi nuk ka asnjë tendencë për t?i bërë presion medias. ?Ju siguroj se nuk ka ndonjë tendencë për t?i bërë presion medias?, u shpreh ai. Pas seancës së kaluar të Komisionit të Posaçëm të Reformës për Drejtësi, ku u paraqitën opinionet e opozitës mbi Vettingun, sot në komision u paraqitën opinionet e EURALIUS dhe OPDAT. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga