LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lushnje/Shkatërron me vetgjyqësi rrjetin e ujësjellësit, arrestohet në flagrancë nga policia

17 Gusht 2016, 12:54, Aktualitet CNA

Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan në flagrancë Bashkim Disha, 48 vjeç, banues në fshatin  Dushk, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në afërsi të rrethrrotullimit të Grabianit, për motive pronësie, ka shkatërruar rrjetin e ujësjellësit për 5 familje, me pretendimin se toka ku kalon ujësjellësi është blerë nga ana e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Vetgjyqësia” parashikuar nga Nenet 159 e 277 të Kodit Penal. /Citynews.al

Lajmet e fundit nga