Connect with Us

Harta e plotë/Lazarati ra, droga ngrihet në gjithë Shqipërinë

Aktualitet

Harta e plotë/Lazarati ra, droga ngrihet në gjithë Shqipërinë

Publikuar

-

Suksesi i të gjithë territorit në mbjelljen e hashashit vjen fill pas rënies së Lazaratit si vendmbjellja historike e drogës në Shqipëri. Suksesi i qeverisë në luftën kundër kultivimit të drogës në Lazarat solli shumë shpejt për çudi zgjerimin e hartës së të mjellave me hashash në të gjithë vendin. Sipas SOT harta e parcelave me kanabis është zgjeruar në Shqipëri. Dy vjet nga operacioni që çoi në “Rënien e Lazaratit”, bima narkotike po mbillet në të gjithë vendin, në të gjitha qytetet. Ja zonat e mbjella me kanabis sativa në të gjithë vendin. Kjo është harta e Shqipërisë ku kultivohet sukseshëm hashashi, sipas raportit italo-gjerman:

Qarku Fier

Në tre vitet e fundit në Qarkun e Fierit kultivimi i bimës narkotike ka marrë prioritet në të pesë bashkitë që përfshin ky qark: Bashkia Fier, Bashkia Patos, Bashkia Rroskovec, Bashkia Lushnjë dhe Bashkia Mallakastër. Nëse i referohemi territorit të kultivimit vitin e kaluar pothuajse i gjithë territori ka qenë i kultivuar me këtë lloj bime, tendencë e cila gjatë këtij viti do të jetë në rritje. Në Bashkinë e Fierit, zonat më të prekura kanë qenë fshatrat, Liboshrë, Gryk, Pishporo, Cave, Adë, Dorëzezë, Kreshpan, Krapes, Pygë, Vjosë, Gjorgos, Frakull dhe në qytetin e Fierit është kultivuar në sera. Në Bashkinë Patos, zonat më të prekura janë fshatrat, Dukas, Kuqan dhe Patos-Fshat. Në Bashkinë Rroskovec, zonat më të prekura janë fshatrat, Kurjan, Vloshtë, Ngjegjan, Mbers, Arapaj, Suk, Strum, Velmisht dhe ka pasur raste të kultivimit në sera. Në Bashkinë Lushnjë, dy vitet e fundit ka marrë prioritet kultivimi i bimës narkotike kanabis sativa ku bie në sy kultivimi në sera sikurse edhe në fshatrat: Dush i Madh, Hysgjokaj, Karbunarë, Grabjan, Krutje e Sipërme, Thanasaj, Zhamë, Thanaj, Toshkëz, Mazhaj. Në Bashkinë Divjakë është kultivuar në pyllin e Divajkës, anës lumit Shkumbin dhe në fshatin Rremas. Në Bashkinë Mallakastër, është kultivuar në fshatrat: Kutë, Ninesh, Cerrile dhe Gjerbes.

Qarku Vlorë

Në Bashkinë Vlorë, fshatrave të Lumit Vjosë të Vlorës, Llakatundit dhe Poros. Në Bashkinë Sarandë, fshatrat me kultivim rezultojnë Borsh-Mali Borshit, Fterrë, Çorraj, Sasaj, Lukovë (pjesa malore), Grazhdan, Leshnicë, Navaricë, Theollogo, Dhivër, Njësia Adminstrative Konispol, sipas raportit të shërbimeve italo-gjermane rezultojnë fshatrat; Vorv, Ninat, Markat, Kodrat e Konispolit dhe Shalës. Në Bashkinë Delvinë, fshati Kakodhiq, lugina e Bistricës, Syri i Kaltër, fshati Dhrovjan, Krongji dhe Qafa e Muzinës, Pllaja e Mesovunit, Qafa e Skërvficës- Zona e Kuvadhit. Njësia Administrative Vergo-fshatrat Tatzat, Kalas (lugina e Lumit Kalas përfshi dhe fshatin Bajkaj), pjesa malore e fshatit Vergo, Kopaçez,harta e droges 2016 Varfaj, mali Sopot.

Qarku Dibër

Në Bashkinë Peshkopizonat me më tepër tendencë për kultivimin e bimëve narkotike në bazë të informacioneve janë, Zona e Lurës, Territori i grykëderdhjes së “Drinit të Zi”, që fillon nga fshati Zalldardhë deri në Maqellarë në Malin e Popinares (ish-Komuna Maqellarë) dhe fshati Luzni. Në Bashkinë Bulqizë, zonat e kultivuara me kanabis rezultojnë, Grykëderdhja e lumit të Okshtunit, Fshati Smolliok, Fshati Ternovë, Krahina e Gollobordës, Fshati Çernec, Kodra e Danit në Fushë Bulqizë, Krahina e Martaneshit. Në Bashkinë Burrel-Klos, zonat që janë evidentuar të mbjella me kanabis janë fshatrat e zonës mbi Klosin, Krahina e Macukullit, Fshati Gurrë, Mali i Balgjait, zonat kufitare me Malësinë e Krujës.

Qarku Lezhë

Në Bashkinë e Mirditës, pjesa më potenciale për kultivimin e kësaj bime narkotike është ish-Komuna e Kaçinarit, e cila kufizohet dhe me rrethet Lezhë dhe Pukë e cila është një zonë që kryesisht kultivon rrushin dhe si e tillë ka burime ujore të mjaftueshme. Në raport thuhet se, në këtë zonë kultivohet kanabis pasi kryesorja qëndron në faktin se aty ka ndikim ish-kryetari i komunës së asaj zone që u lirua nga burgu me pretendimin që gërhiste natën (Petrit Bardhi). Po në këtë rreth, ka informacion se po kultivohet hashash në Zonat e Selitës që kufizohet me rrethet e Dibrës (Lurë) dhe Burrelit. Gjithashtu mendohet që ka kultivim dhe në zonat e Fanit, pjesa që kufizohet me rrethin e Kukësit në të djathtë dhe të Pukës në të majtë në afërsi të ish-burgut të Spaçit. Në Bashkinë Kurbin, sipas këtij raporti, zonat që janë mbjellë dhe po përgatiten për kultivimin e kanabis sativa janë fshatrat; Mafsheq, Selitë, Skuraj. Në Njësinë Administrative Qendër janë evidentuar zonat e Peshtanit, Mezhgoranit, në fshatin Hormovë, Beçisht dhe Dams.

Qarku Korçë

Në Bashkinë Korçë, zonat e kultivuara me kanabis janë: fshatrat Dardhë,Vithkuq, Lekas, Mesmal, Moglicë, Dushar, Floq. Në Bashkinë Pogradec zonat e kultivuara rezultojnë; Njësia Administrative Dardhas, Velçan, Trebinjës, Hudënisht, Mokër, Guri i Kamjes. Në Bashkinë Bilisht, fshatrat Bickë, Hoçisht, Koshnicë, Arëze, Vidohovë. Në Bashkinë Ersekë, fshatrat Gjonç, Shemtir, zona e Shelegurit.

Qarku Elbasan

Në Bashkinë Elbasan zonat e kultivuara me kanabis sativa rezultojnë në Gracen, Tregan, Fushë-Mbreti, Shmil. Në Bashkinë Librazhd, fshatrat Çarrisht, malet e Stërbës, Mokës, Dëshiran. Në Bashkinë Prenjas, fshatrat Rrajcë, Hotolisht, Dragostunjë, Stërblev. Në Bashkinë Cërrik ,fshatrat Gjylav, Sulov, Grekan, Shalës, Mollas. Në Bashkinë Peqin zonat e kultivuara rezultojnë Gjocaj, Pajolla, Përparimi. Në Bashkinë Belsh, Kosovë, Gradisht, Kajan.

Qarku Kukës

Në Bashkinë Kukës, fshatrat e kultivuara rezultojnë; Borje, Ninç, kalaja e Dodës, Surraj, Shikaj, Shëmëri. Në Bashkinë Has, zonat e kultivuara rezultojnë; Vranisht, Zahrisht, Metaliaj, Vlahen, Kosturr, Bregu-Liqenit, Bregu-Krumes, Bjeshka e Krumes, Bjeshka Gjinaj. Në Bashkinë Tropojë, zonat më të prekura me kultivimin e bimës narkotike janë; zona Lekbibaj, fshati Brotozhnicë, Lugina e Lumit të Gashit, fshati Topla/Degë. Tendenca e njëjtë është edhe për vitin 2016 në të gjitha këto zona ka filluar puna për rekrutimin e punonjësve për të përgatitur tokën dhe infrastrukturën për kultivimin e bimëve narkotike. Personat që kultivojnë janë me banim në Tropojë, Tiranë Durrës, dhe po kërkojnë toka në thellësi të pyjeve për të mos qenë prona të regjistruara. Tani për tani farat e kanabisit i kanë hedhur në gota plastike dhe i kanë vendosur në sera në mënyrë që pas rreth 2-3 javësh ti mbjellin në gropat tashmë thuajse të hapura. Nga Komani deri në Fierzë në anën e Drinit zonë e Tropojës, ka bashkëpunim me kultivuesit në anën tjetër të Drinit zonë e Shkodrës dhe Pukës.

LEXO EDHE:  Shisnin heroinë dhe kanabis/ Arrestohen 2 persona në Korçë

Qarku Tiranë

Në Bashkinë Tiranë,zonat e kultivuara me kanabis sativa rezultojnë; Petrelë (fshati i Hekalit), Krrabë (fshatrat Farkë dhe Lundër), Mnere, Bovillë, Tapizë e Vogël, Shëngjergj, Zallbastar, Qafë Mollë, Herraj, Tujan. Ndërsa zona Dajt ka filluar mbjellje në sipërfaqe të vogla dhe në zonën e Pezës vihen re tendenca të madhe kultivimi. Në zonën Zall Dajt më fshatin Fag, kultivimi rezulton të jetë masiv. Në Bashkinë Kamëz, Qinam. Çerkez, Zall Herr si dhe pjesa e malit që kufizohet me rrethin e Krujës. Në Bashkinë Vorë, zona Kuç. Në Bashkinë e KavaJës zonat e kultivuara janë Helmes, Golem Fshat, Makuri, Sineballaj, Rrogozhinë, Vilboshtovë dhe Lekaj.

Qarku Shkodër

Në Bashkinë Vau Dejës, zonat ku është kultivuar bima narkotike kanabis sativa janë, fshati Dush, vendin e quajtur Mashën dhe në afërsi të fshatit Ferth pranë përrenjve. Në fshatin Gomsiqe 100 m sipër rrugës kryesore në një pyll me pisha. Në fshatin Karmë e Sipërme në zonë të pyllëzuar jo shumë larg zonës së banuar, Në fshatin Koman sipër hidrocentralit në pyllin sipër tij. Në fshatin Lisen, në pyll në afërsi të Vaut të Dejës, në ishullin e Shurdhahit në Liqenin e Vaut të Dejës. Në fshatin Vjerdhë në pyll në afërsi të Liqenit të Vaut të Dejës. Në fshatrat Melgushe, Mnelë e vogël dhe pothuajse në të gjitha lagjet Mnelë e Madhe në zona të pyllëzuara dhe në disa lagje të fshatit Vig në zona të pyllëzuara. Në fshatin Shpor dhe Mazrrek, në pyjet e këtyre fshatrave, zona të nxehta për kultivimin e bimëve narkotike. Në zonat Shllak në vendet e quajtura Pylli i Benës, sipër rrugës kryesore dhe poshtë rrugës kryesore në hyrje të fshatit Shllak Qendër dhe pylli Ukbibaj. Në zonën e Temalit në pyjet e fshatrave Kllogjen, Malagji, Telume, Kishë Arrë, Vilë dhe Toplanë, zona të nxehta për kultivim të bimëve narkotike. Në Bashkinë Shkodër, zona e Dukagjinit, në pyjet e fshatrave Prekal, Sume, Kir, Pult, Shosh, Ndreaj, pothuajse të gjithë fshatrat e bregut të lumit, zona të nxehta për kultivimin e bimëve narkotike. Në pyjet e fshatrave Kullaj, ura e shtrenjtë, Dragoq, Postribë. Në fshatin Rragam, Sheldi i Zi, Dajq i Bregut të Bunës, Shirq, Velipojë, Qas, Bregu i Bunës, Melgushe, Stajkë. Në Bashkinë Koplik (Malësi e Madhe) zonat ku është kultivuar bimë narkotike janë; Bjeshkët e Bogës, Qafë Thore, bjeshkët e Ducajve, bjeshkët e Kurrilajve Dedaj, bjeshkët e Repishtit, bjeshkët e Rrjellit Bajzë, Kozhnjë, Pylli i Kosanit, Zagore, Broje, Vukël, Nikq, Selcë, Vermosh, Hot, Kastrat, Fushë-zezë, në disa fshatra në bregun e liqenit të Shkodrës në zonën e Malësisë së Madhe. Në Bashkinë Pukë zonat më të prekura gjatë vitit 2015 janë. Zona e Korthpulës, Vrrithit, Kaftallës, Kaçinarit, Rras Kushnen, Mesul, Mushtë, Tuq, Kodër e Kuqe, Karmes, Komanit, sepalit, Brebulla, Mërture, Berishë e Epër, Zona e qafës Tmugut, Fletit Kurorë, Dardhës dhe stanet e Mziut. E njëjta tendencë vihet re edhe për vitin 2016 në të gjitha këto zona, ndërsa ka filluar puna për rekrutimin e punonjësve për të përgatitur tokën dhe infrastrukturën për kultivimin e bimëve narkotike. Personat që disponojnë këto parcela janë nga Shkodra, Durrësi dhe Tirana.

Qarku Berat

Në Bashkinë Berat, ka informacion se në zonat që kanë tendencë për kultivimin e bimëve narkotike janë zonat e thella kodrinore dhe jo shumë të banuara. Njësia Administrative Terpan, zona e Ballovit, Njësia Administrative Thinjë, Fshati Velçan, zone e Osmenzez, Njësia Administrative Cukalat, fshati Sinjë, zona e Allambazezit dhe në serat e fshatit Cukalat. Njësia Administrative Roshnik, fshatrat Dardhë, Qafë Dardhë, Rishnik, Kapinovë, dhe në pllajat e Tomorrit. Në Bashkinë Kuçovë, Njësia Administrative Lumas, në fshatrat Luzaj dhe Sarafel. Në Bashkinë Skrapar, zona të kultivuara rezultojnë fshatrat Turbohovë, Potam, Konak, Kukrak, Venresh, Therepel, Bogovë, Novaj.

Qarku Gjirokastër

Në Bashkinë Tepelenë vitin e kaluan ka patur një kultivim masiv të bimës narkotike në të gjithë territorin e këtij rrethi. Por edhe këtë vit nuk bën përjashtim madje kemi dyfishim të kultivimit. Zonat më të theksuara në kultivim janë, Fshtarat Progonat (në malin Këndervicës), në vendin e quajtur Hon dhe në fshatin Lekdush, Gusmar, Nivicë (në vendin e quajtur Lufa), Rexhin. E gjithë lugina e lumit Bënç. Njësia Administrative Buzë, në kodrat e Selcës dhe fshatit Buz dhe në luginën e përroit Selc. Njësia Administrative Luftinjë, në fshatin Arrëz, Cuirril, Luftinj. Njësia Administrative Qesarat, në kodrat e Qesaratit dhe ne fshatin Shalës. Njësia Administrative Krahës, në fshatin Kalivaç, në kodrat e Krahësit 1 dhe Krahësit 2, në fshatin Toc dhe në luginën e Vjosës.

Qarku Durrës

Në Bashkinë Krujë,zonat më të prekura për kultivimin e bimëve narkotike gjatë vitit 2015 kanë qenë, Njësia Administrative Nikël, fshatrat Zezë, Vrion, Greps, Mukje dhe Kurcja. Njësia Administrative Bashkia Fushë-Krujë, fshati Halil, Kameras, Kullaj, dhe Larushkë. Njësia Administrative Thumanë, fshati Gramzë, Kodër Thumanë, Dukagjin dhe Miliskaj. Njësia Administrative Noj Çudhi, fshati Rrazë, Bruzallë, Bruzmal, Kroji i Madh, Noj, Shkret, Mafsheq, dhe Shqezë. E njëjta tendencë është edhe për vitin 2016. Ka filluar puna për rekrutimin e punonjësve për të përgatitur tokën dhe infrastrukturën për kultivimin e bimëve narkotike. Në Bashkinë Shijak, zonat më të prekura për kultivimin e bimëve narkotike gjatë vitit kanë qenë, Njësia Administrative Ishëm, fshatrat Gjoric, Darraq, Lalëz, dhe Shetaj. Njësia Administrative Bashkia Manës, fshati Kodër-Manës, Kmaeras dhe Radë. /Citynews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Parcelat me drogë të denoncuara nga Citynews/ MPB: U asgjësuan 5 ditë më parë

LEXO EDHE:  Operacioni “QUARANTA”/ Arrestohen 7 shtetas shqiptarë për drogë, ja rolet në organizatë

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Droga “pushton” Vlorën/Sekuetrohen një ton drogë në mesnatë

LEXO EDHE:  Operacioni “QUARANTA”/ Arrestohen 7 shtetas shqiptarë për drogë, ja rolet në organizatë

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: