LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/Shefi i Policisë i akuzuar për drogë lidhje me eksponentë të PD-së

16 Gusht 2016, 11:41, Aktualitet CNA

Partia Demokratike në një konferencë për shtyp denoncoi sot Shefin i Policisë së Korçës në seksionin e Trafiqeve Nardi Neli duke e akuzuar si person të dënuar për lidhje me trafikun e drogës.  Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkeleid Alibeaj në daljen e tij publike tha se ?Një kryeministër dhe një qeveri që kërkon të luftojë drogën dhe trafiqet, cakton në pozicionet kyçe të kësaj beteje, njerëz me integritet, profesionistë të paimplikuar, pa precedentë.

Shihni çfarë bën Edi Rama.

Ka caktuar në Policinë e Korçës si shef të seksionit të trafiqeve, një person të dënuar pak muaj më parë nga gjykata e krimeve të rënda, saktësisht me 13 prill të këtij viti, pikërisht për bashkëpunim me trafikantët e drogës.

Nardi Neli, është dënuar nga gjykata e shkallës së parë të krimeve të rënda, dhe kjo gjykatë ka kërkuar që ky oficer të mos ushtrojë veprimtari publike për 3 vite?, theksoi Enkelejd Alibeaj.

Por nuk u mjaftuam vetëm me deklaratën e Alibeajt, e cila është totalisht e vërtetë dhe dokumentat e paraqitura nga ai tregonin qartë dënimin e Nelit.

Por nga një kërkim i thjeshtë i Citynews dalin në dritë foto ku Neli shfaqet me eksponentë të PD-së. Janë pikërisht fotot e mëposhtme. Me rreth të kuq është Neli dhe me rreth blu sekretari i degës të PD-së në Kolonjë Dhimitër Pina. Fotoja është publikuar në datën 25 korrik nga të dy miqtë në rrjetet sociale. Miqësia dhe shoqëria duket të jenë të mëdha në një tavolinë edhe me persona të tjerë.

/Citynews.al

Lajmet e fundit nga