Connect with Us

Prapaskenat/Ja si Soros i kërkoi Klintonit të ndërhynte në politikën e brendshme shqiptare

Aktualitet

Prapaskenat/Ja si Soros i kërkoi Klintonit të ndërhynte në politikën e brendshme shqiptare

Publikuar

-

Miliarderi hungarezo-amerikan George Soros ka ndërhyrë në politikën e brendshme shqiptare, madje duke insistuar që të ndiqet rruga e tij. Portali “Amerikanthinker” publikon një artikull bazuar në ato që i quan email inkriminuese dhe që hedhin dritë mbi atë çfarë ka ndodhur në politikën shqiptare, pas ndërhyrjes të George Soros. Citynews po publikon të plotë artikullin që hedh dritë mbi atë çfarë ka ndodhur, ndërsa ngjarjet i referohen vitit 2011, pas protestës së 21 Janarit.

“Vetëm tre ditë pasi Clinton morri e-mail-in e dërguar nga Soros, BE dërgoi kandidatin e sugjeruar nga Soros, Z.Lajçak, për të ndërmjetësuar në qetesimin e trazirave civile, raporton BBC. Le të jemi të qartë këtu: Soros bëri të mundur që SHBA dhe aleatet e tjerë të ndërhyjnë në punët e brendshme të një shteti sovran. Soros është akuzuar prej kohësh se vepron si një mjeshtër marionetash në teatrin e kukullave dhe ka orkestruar intriga në politikën dhe tregjet botërore për të siguruar përfitime në favor të tij.

Unë nuk jam i sigurtë nëse ky është rasti i parë i dokumentuar ku ai urdhëron një veprim të këtyre përmasave dhe kur ky veprim vihet në zbatim nga fuqitë e mëdha, por edhe në qoftë se ka një precedent, si është e mundur që kjo të mos përbëjë një lajm vërtet të madh?”, thuhet ndër të tjera në artikull.

Artikulli i plotë i botuar në Amerikanthinker Kush ishte në krye të politikës së jashsorostme të SHBA-se, kur Hillary Clinton ishte Sekretare e Shtetit? Kjo është një pyetje legjitime, që duhet marrë në konsideratë, sidomos në dritën e zbulimeve më të fundit spektakolare, të bëra publike nga ndërhyrja në rrjet e Wikileaks hack.

George Soros ka sugjeruar një ndërhyrje në politikën e brendshme shqiptare, dhe insiston që të ndiqet rruga e tij! Kyle Olsen gazetar i “American Mirror” vuri re një mori e-mailesh inkriminuese të cilat fillojnë si më poshtë: E dashur Hillary, “Një situatë serioze ka lindur në Shqipëri, e cila ka nevojë për vëmendje urgjente të qeverisë amerikane, në nivele të larta. Ju mund të jeni në dijeni se një demonstrim i opozitës në Tiranë të premten ka rezultuar në vdekjen e tre personave dhe shkatërrimin e pronës.

LEXO EDHE:  Kostot e jetesës në 2018/ Shqipëria sa 61% e mesatares botërore

“Ka shqetësime serioze rreth trazirave të mëtejshme lidhur me një kundër-demonstratë të organizuar nga partia në pushtet të mërkurën dhe një ngjarje që do të ndjekë këtë demonstrim nga opozita dy ditë më vonë, për të përkujtuar viktimat. “Perspektiva e dhjetëra mijëra njerëzve që hyjnë në rrugë, në një mjedis politik tashmë përflakur nuk inkurajon kthimin e rendit publik dhe rrezikon procesin e brishtë demokratik të vendit.” Soros më pas i kërkon (shih tekstin e plotë këtu) “bashkësisë ndërkombëtare” (kollitje) për të ndërhyrë që të ushtrojë presion ndaj qeverisë shqiptare për të “parandaluar demonstrata të mëtejshme” dhe “të ulë tonet e deklaratave publike.”

Ai madje ofron një listë prej tre kandidatësh, për të shkuar në Shqipëri dhe për të vepruar si ndërmjetës.
Soros “pyet” (apo është “udhëzon”?), dhe merreni me mend se çfarë ndodh? Vetëm tre ditë pasi Clinton morri e-mail-in e dërguar nga Soros, BE dërgoi kandidatin e sugjeruar nga Soros, Z.Lajçak, për të ndërmjetësuar në qetesimin e trazirave civile, raporton BBC. Le të jemi të qartë këtu: Soros bëri të mundur që SHBA dhe aleatet e tjerë të ndërhyjnë në punët e brendshme të një shteti sovran. Soros është akuzuar prej kohësh se vepron si një mjeshtër marionetash në teatrin e kukullave dhe ka orkestruar intriga në politikën dhe tregjet botërore për të siguruar përfitime në favor të tij.

Unë nuk jam i sigurtë nëse ky është rasti i parë i dokumentuar ku ai urdhëron një veprim të këtyre përmasave dhe kur ky veprim vihet në zbatim nga fuqitë e mëdha, por edhe në qoftë se ka një precedent, si është e mundur që kjo të mos përbëjë një lajm vërtet të madh?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Euro në tregun vendas arrin nivelin më të ulët që përpara pandemisë

Publikuar

-

Nga

Euro ishte monedha më e lirë për të marrë kredi edhe në 2020

Euro ka shënuar një tjetër rënie në tregun vendas, ndonëse me ritme më të ngadalësuara në raport me ditën e mëparshme.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 122.91 lekë, me rënie prej 0.01 lekë në raport me ditën e mëparshme. Ky është niveli më i ulët i monedhës së përbashkët që përpara fillimit të pandemisë së Covid-19, në fillim të muajit mars 2020.

Me fillimin e kufizimeve në mes të marsit, euro kërceu vetëm për pak ditë mbi 130 lekë, si rrjedhojë e problemeve që shkaktoi karantina dhe bllokimi i fluturimeve në furnizimin e bankave me valutë. Më pas kursi u stabilizua duke u luhatur përgjatë gjithë vitit të kaluar midis 123-124 lekë. Euro nuk kishte sjelljen tradicionale gjatë periudhës së verës, kur tradicionalisht monedha e përbashkët humb pikë për shkak të ofertës nga emigrantët dhe turistët, pasi për shkak të turizmit të vakët, prurjet ishin në nivele më të ulëta. Vetëm në dhjetor 2020, euro ra për pak ditët nën 123 lekë.

Nënçmimi i monedhës së përbashkët gjatë javëve të fundit, sipas aktorëve të tregun valutore lidhet me faktorë të brendshëm, pasi në bursa euro ka qenë e fortë duke u luhatur ndaj dollarit në nivelet më të larta që nga janari i këtij viti.

LEXO EDHE:  104-vjetori i Pavarësisë/ John Kerry mesazh urimi për Shqipërinë

LEXO EDHE:  A duhet shqiptarët të protestojnë?

Në tregun e brendshëm oferta e euros vijon të jetë e lartë, ndonëse sezoni turistik ende nuk ka filluar mire dhe përqendrimi i turistëve është vetëm në fundjavë, kryesisht nga Kosova. Në kahun tjetër, kërkesa për monedhën e përbashkët është e ulët dhe sipas aktorëve të tregut euro pothuajse nuk po tërhiqet, çka po bën që ajo të jetë e dobët në tregun vendas, ndonëse në bursa gjatë ditës së sotme ishte në rritje.

Në bursat ndërkombëtare, një euro u këmbye sot me 1.216 dollarë, me rritje 0.29% në raport me ditën e mëparshme. Euro u rrit sërish ndaj dollarit, pasi të dhënat në SHBA treguan për një ecuri të dobët të tregjeve të punës./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mesdita sjell zhvillim të vranësirave/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat për javën e ardhshme

Vendi ynë do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve, ndërkohë që mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave.

Sipas MeteoAlb paraditja mbetet ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira aftashkurtër në vendin tonë, duke lënë jugperëndimin e vendit me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mbrëmja kthjellon sërish motin në vend.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rënje sjellë mesdita, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 26°C.

LEXO EDHE:  “Brenda 4 viteve Shqipëria do jetë pjesë e BE”/ Mediu tregon rrugën se si do realizohet

LEXO EDHE:  “Mos më bëni mua moral, s’jam Papa i Romës/ Çmendet Rama

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Horoskopi i ditës, 12 maj 2021

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 7 shkurt 2021

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Faza e Hënës ndikon tek ju dhe duket se po humbni kontrollin mbi veten. Por jini të sigurt: përpiquni të pranoni situatën dhe të prisni muret për të qenë në gjendje të filloni një rrugë të re. Fuqia!

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Ju jeni shumë më i përqendruar tani dhe e dini se çfarë doni të bëni. Por mos u shqetëso nëse dita nuk shkon siç dëshiron, sepse bilanci do të kthehet sërish. Rri i qetë!

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Të dashur Binjakë, jeni të ndarë dhe nuk dini në cilën rrugë të shkoni. Të heqësh dorë duket si vendimi më i mirë, je lodhur duke luftuar dhe reaguar dhe po pret një mundësi të re. Ka nga ata që do të të detyrojnë të përkulesh, të heshtësh, prandaj ki durim!

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Lajm i mirë sepse të mërkurën jeni shumë krijues dhe do të jeni në gjendje ta transformoni këtë ditë. Por kujdes sepse mund të marrësh porosi nga shefi yt ose madje mund t’i përkushtohesh diçkaje që të intereson pak!

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Mund të keni disa probleme me ata që nuk udhëtojnë në të njëjtën gjatësi mendimi, por fundi i ditës mund të jetë shumë i këndshëm. Mos kini frikë dhe mos kini frikë nga reagimet e forta. Përkundrazi. Mundohuni të pranoni veten ashtu siç jeni, të mësoni nga përvojat!

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Ju jeni shumë më empatik dhe më të ndjeshëm në vendin e punës dhe jeni në gjendje të jeni në një grup. Mundohuni të jeni gjithmonë ambicioz, por mos e bëni atë një fiksim. Kushtojini vëmendje këshillave që ju janë dhënë nga kolegët tuaj dhe gjithnjë tregohuni kritik ndaj vetes!

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Mundoheni të jeni gjithmonë pozitivë dhe jeni duke kërkuar të vërtetën. Por përpiquni të merrni parasysh të gjitha mundësitë që keni përpara se të bëni një zgjedhje.

LEXO EDHE:  104-vjetori i Pavarësisë/ John Kerry mesazh urimi për Shqipërinë

LEXO EDHE:  Altin Goxhaj: Organizata e Arlind Qorrit i shërben planit të Soros

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Ju jeni të shqetësuar dhe jeni duke kërkuar personin që ka ardhur për të lëshuar avull dhe për t’ju lënë të shkoni. Ju jeni të lodhur sepse askush nuk duket se po ju kushton vëmendje, ndiheni të refuzuar, por nuk është koha të ndiej keqardhje për veten tuaj. Qëndroni të qetë sepse së shpejti do të vijnë ata që do të jenë në gjendje t’ju ndihmojnë dhe t’ju ngushëllojnë!

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Ju jeni pak në mëshirën e erës dhe emocionet tuaja lëkunden nga njëra anë në tjetrën. Çfarë do të ndodhë? A bëhet e rëndësishme një ide?

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Jeni optimist, por kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë. Ka nga ata që nuk janë në gjendje të kuptojnë se çfarë doni të bëni, por duhet të mendoni të ndiqni veten dhe të lini mënjanë rregullat e lojës. Gjithçka do të shkojë në mënyrën e duhur!

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Ju gjithmonë keni dhënë maksimumin tuaj për të zgjidhur gjithçka dhe tani jeni të lodhur, por në realitet jeni gjithashtu të aftë të studioni në detaje një plan dhe të mendoni për të ardhmen!

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Ju nuk keni nevojë të vishni asnjë maskë – të tjerët ju shohin saktësisht siç jeni. Nëse jeni të lodhur dhe e tregoni, askush nuk do t’ju bëjë të punoni më shumë, por shikoni se si lëvizni!

LEXO TE PLOTE