LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtësia/Meta: Kur burgun e përballoi Nano si çun tirone, unë i lindur majë malit e kam më të lehtë

6 Gusht 2016, 19:01, Aktualitet CNA

Kur Fatos Nano i lindur në mes të Tiranës e përballoi me aq sukses burgun politik e kjo mendoj se është periudha e tij më e lavdishme nga pikëpamja politike ? padyshim që për mua, që kam lindur në majë të malit, burgu është shumë më i lehtë.

Është kjo deklarata me nota ironike e bërë nga Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njëherëz edhe Kryetar i LSI-së, Ilir Meta.

Ai thotë se nuk është i shqetësuar as nga drejtësia e pavarur e as nga drejtësia politike, duke dhënë dy argumente: e para se nuk ka shkelur ligjet e vendit dhe e dyta sepse pretendon se është kalitur nga ish-kryeministri Berisha.

?Gjithmonë sa herë dëgjoj histori dhe paragjykime të tilla ndjej keqardhje për të gjithë ata që nuk më kanë njohur akoma as mua e as LSI-në. Unë e kam bërë të qartë se nëse ka ndonjë politikan që nuk ka shqetësim as nga drejtësia e pavarur e as nga drejtësia politike ai është Ilir Meta.

Së pari nga drejtësia e pavarur jo e jo, sepse s?kam shkelur asnjëherë ligjet e vendit tim, as ato evropiane, amerikane e asnjë ligj ndërkombëtar.

Së dyti nga drejtësia politike nuk shqetësohem fare, jo vetëm pse më ka kalitur Sali Berisha, që në ?92 me procese politike, por dhe sepse kam kuptuar se përderisa Fatos Nano ? që u burgos politikisht, në kulmin e fuqisë së Berishës e të mbështetjes së jashtëzakonshme amerikane dhe evropiane në ato kohë, kur Shqipëria kishte vetëm një televizion shtetëror që kontrollohej totalisht prej Berishës, kur Partia Socialiste ishte më e paragjykuara në botë si ish-komuniste, e kur pastaj Berisha humbi në mënyrën më spektakolare referendumin për të cilin besonte se do të fitonte bindshëm, pasi mbushte gjithë sheshet e Shqipërisë përmes presionit, e më pas siç dihet nuk doli një javë nga shtëpia i trishtuar prej votës së popullit që i stërvuajtur nga komunizmi i tipit koreano-verior nuk mund të pranonte të kthehej përsëri në një sistem të frikës e të persekutimit politik?, thekon Meta.

Lajmet e fundit nga