LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asgjesohen 18 parcela me kanabis, arrestohet 30 vjeçari

6 Gusht 2016, 09:25, Aktualitet CNA

Rreth 7009 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva të mbjella në 18 parcela u asgjesuan përmes djegies nga policia e Vlorës.

Burime zyrtare bënë të ditur se bimët narkotike u gjetën të mbjella në fshatrat Kudhës, Drashovicë, Kotë dhe Karroq, të cilat ishin të kultivuara nëpër sipërfaqe toke pa pronar.

Policia ka arrestuar në flagrancë për “Kultivimin e bimëve narkotike” njërin prej kultivuesve, shtetasin e quajtur Arband Malaj, 30 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e tij në fshatin Kotë, policia ka gjetur të kultivuara brenda rrethimit të saj rreth 70 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva. /citynews/

 

07:13 Aktualitet

Merkel me kusht

Pas sondazhit, Angela Merkel qeveris me kusht dhe i jepet ka...

Lajmet e fundit nga