LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dekreti i Nishanit për zgjedhjet në Peshkopi/PS i drejtohet Gjykatës Administrative

5 Gusht 2016, 12:35, Aktualitet CNA

Partia Socialiste i është drejtuar Gjykatës Administrative për të shfuqizuar dekretin e Presidentit Bujar Nishani, në lidhje me datën për zhvillimin e zgjedhjeve në Peshkopi për postin e Kryebashkiakut.

Socialistët pretendojnë se dekreti bie ndesh me Kodin Zgjedhor, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese mbi të cilën u vendos përfundimisht shkarkimi i Shukri Xhelilit, nuk ka hyrë ende në fuqi.

PS kërkon nga Administrativja rrëzimin e dekretit, ndërsa Kreu i Shtetit në sqarimin e bërë një ditë më parë i cilësoi argumentet e socialistëve si jo ligjorë.

Presidenti ka caktuar 11 shtatorin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve për Kryebashkiakun e Peshkopisë. /citynews/

Lajmet e fundit nga