LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Batuta e Kodhelit për Ramën/Ka nevojë të rrijë ca ditë pa i parë ministrat

5 Gusht 2016, 17:52, Aktualitet CNA

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli po kalon pushimet në Jalë, në një nga shtëpitë e Ministrisë së Mbrojtjes, përgjatë bregdetit shqiptar. Shumë pranë Jalës, në Dhërmi, edhe Kryeministri Edi Rama, po pushon bashkë me familjen e tij, ndërsa së fundmi i ëhstë bashkuar edhe Tony Blair.

Por pyetjes në një studio televizive nëse e ka takuar Kryeministrin Edi Rama apo jo, Kodheli iu përgjigje me një batutë: ?Kryeministri ka nevojë të rrijë ca ditë pa i parë ministrat?.

Ndërkohë në lidhje me Qeverinë teknike, Kodheli tha se përgjigjen më të mirë e ka dhënë deputeti i PD-së, Genc Ruli, sipas të cilit qeveri të tilla krijohen në kushte emergjencash, duke kujtuar vitin 1991 apo 1997. Sipas ministres së Mbrojtjes, nuk ka asnjë arsye sepse duhet të krijohet qeveri teknike. Ndërkohë në lidhje me kandidatët që kanë qarkulluar për postin e Kryeminisrit të një qeverie teknike, Kodheli theksoi se zakonisht në ditët e verës shiten shumë gazetat dhe revistat me lajme rozë, dhe kjo duket se i përket kësaj rubrike.  /citynews/

Lajmet e fundit nga