Connect with Us

Aksidenti në Himarë/Prokuroria zbardh arrestimin e Flamur Kucit! Nën hetim edhe policë kufitarë

Aktualitet

Aksidenti në Himarë/Prokuroria zbardh arrestimin e Flamur Kucit! Nën hetim edhe policë kufitarë

Publikuar

-

Prokuroria jep dejate lidhur me arrestimin e biznesmenit, Flamur Kuci, i dyshuari kryesor për aksidentimin e turistit rus në Himarë.

Prokuroria thotë se me “datën 03.08.2016 ora 21.00 eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit Flamur Kuci, pasi dyshohet se me daten 03.08.2016 rreth ores 11.30 ne vendin e quajtur Livadh bashkia Himare ne det disa metra larg bregut me mjetin e tij lundrues skaf ka aksidentuar ne det shtetasin e huaj Denis Kaiumov, i datëlindjes 1973 banues ne Shen Peterburg Rusi,i cili ka gjetur vdekjen për shkak te plagëve te marra”.

Nga hetimet e Prokurorisë, ka rezultuar se viktima prej disa ditësh qëndronte si pushues ne Himare se bashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzen, prej rreth 15-ditesh.

“Ata frekuentonin plazhe te ndryshme ne zonat përreth Himares. Me date 03.08.2016 kjo familje ishte duke frekuentuar plazhin ne vendin e quajtur Livadh dhe rreth ores 11:15 kane vendosur te largohen nga plazhi ne fjale. Shtetasi Denis Kaiumov ka hyre ne det te notoje ndersa bashkëshortja e tij me vajzën jane nisur me kembe per ne shtepine e tyre te pushimit”.

Ky moment ka qene edhe kontakti i fundit i familjareve te tij me te ndjerin deri sa jane njoftuar nga shoqeruesja e tyre E.D. për ngjarjen e ndodhur dhe se familjari i tyre ndodhej ne Spitalin e Vlorës.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Në datën 03.08.2016 ora 21.00 është bërë arrestimi në flagrance i shtetasit Flamur Kuçi, pasi dyshohet se me datën 03.08.2016, rreth orës 11.30 në vendin e quajtur Livadh, Bashkia Himarë, në det, disa metra larg bregut me mjetin e tij lundrues skaf, ka aksidentuar në det shtetasin e huaj Denis Kaiumov, i datëlindjes 1973, banues në Shën Petërburg Rusi, i cili ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra.

Nga hetimet ka rezultuar se viktima prej disa ditësh qëndronte si pushues në Himarë sëbashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe vajzën, prej rreth 15 – ditësh. Ata frekuentonin plazhe të ndryshme në zonat përreth Himarës. Më datë 03.08.2016 kjo familje ishte duke frekuentuar plazhin në vendin e quajtur Livadh dhe rreth orës 11:15 kanë vendosur të largohen nga plazhi në fjalë. Shtetasi Denis Kaiumov ka hyrë në det të notojë ndërsa bashkëshortja e tij me vajzën janë nisur me këmbë për në shtëpinë e tyre të pushimit. Ky moment ka qenë edhe kontakti i fundit i familjarëve të tij me të ndjerin deri sa janë njoftuar nga shoqëruesja e tyre E.D. për ngjarjen e ndodhur dhe se familjari i tyre ndodhej në Spitalin e Vlorës.

Me mbërritjen e viktimës në Spitalin e Himarës, është bërë këqyrja fizike e jashtme e trupit ku janë konstatuar plage si ato prerëse në pjesën e shpinës dhe pjesët anësore të trupit, si dhe dëmtime të llojeve të tjera në shpinë dhe gjymtyrët e poshtme.

Menjëherë pas kësaj viktima është transportuar për në morgun e spitalit rajonal Vlorë dhe më pas për në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë. Gjithashtu ka rezultuar se personi që ka qenë i pari qe ka konstatuar ngjarjen dhe transportuar viktimën ne Spitalin e Himares është shtetasi Fatmir Kuçi me mjetin e tij lundrues motoskaf. Ne pohimet e para ky shtetas ka treguar se ndodhej prej disa ditësh për pushime ne Himarë se bashku me familjen dhe kishte dale për xhiro me  skafin e tij qe është edhe mjeti me te cilin dyshohet se ka aksidentuar viktimën ne det, duke mohuar faktin qe te jete ai personi qe e aksidentoi dhe duke pohuar se e ka gjetur rastësisht ne det ne atë gjendje. Ai gjithashtu ka pohuar se pranë tij ne ato momente ka patur edhe mjete te tjera lundruese dhe pas tij ka qene edhe një mjet gomone  te cilit i ka  bëre me shenje  dhe personi qe e drejtonte gomonen ka qëndruar paralel me skafin dhe  një person nga bordi i gomones është hedhur ne det bashke me shtetasin Fatmir Kuçi, duke e hipur ne  skafin e këtij te fundit dhe janë nisur ne drejtim te bregu te detit.

Janë këqyrur mjetet lundruese te ujit ne pronësi te shtetasit Fatmir Kuçi motorrskaf dhe motor uji (xhetski) ku ne kuvertën e skafit, ndërmjet sediljes dhe motorëve te mjetit lundrues, është konstatuar një kasete, ne këndin e sipër te krahut te djathte te se cilës, janë konstatuar njolla me ngjyre kafe dhe te kuqe, si ato te gjakut te mpiksur. Serish ne kuvertën e skafit, ndërmjet motorit te majte dhe kasetës se mësipërme, janë konstatuar njolla te tjera me ngjyre te kuqe si ato te gjakut te mpiksur, te cilat janë marre ne cilësinë e proves për ekzaminime te mëtejshme.

LEXO EDHE:  Arrerstohen tre persona/ Kërkoheshin nga drejtësia italiane

Lidhur me keto njolla gjaku, shtetasi Fatmir Kuçi ka sqaruar se ato jane lënë ne momentin qe ka gjetur te dëmtuar viktimën dhe e ka hipur ne bordin e skafit te tij për ta çuar drejt bregut dhe per ti dhëne ndihmën mjekësore.

Mjetet lundrues motorr skaf me gjatesi 11.7 m me ngjyre te bardhe dhe një motorr deti  me ngjyre jeshile  dhe blu  me mbishkrimin “Jamaha” ne  pronësi te shtetasit Fatmir Kuçi, se bashku me dokumentacionin e tyre jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale dhe keto mjete jane lene ne ruajtje punonjësve te Policise te Pikes se Kalimit Kufitar  Himare.

Ne deklarimet me rendesi per rrethanat e ngjarjes  kane rezultuar deklarimet e shtetasve V.K , J.K. dhe M.M. ku eshte vërtetuar fakti se djali i mitur i te dyshuarit i ka shkuar pas motorrskafit me motorrin e ujit dhe ka konstatuar te atin e tij i cili hipte ne motorrskaf nje person te demtuar. Ne kete moment i dyshuari i ka thene djalit te tij te dilte ne breg dhe te njoftonte ambulancen.

Ne deklarimin e tij shtetasi Joni Kuci ne prani te nënës se tij ka pohuar faktin se e ka ndjekur te atin ne det pa dijenin e tij dhe e ka pare motorrskafin te ndaluar ne mes te detit dhe ka pare qe i ati i tij i jepte ndihmën nje personi te  gjakosur.

Gjithashtu eshte këqyrur dhe janë marre nje kopje e librave dhe regjistrave qe administroheshin nga punonjësit e policisë se P.K.K.Himare. Ne lidhje mbi kete ngjarje janë pyetur edhe punonjesit e policisë kufitare ne lidhje me ngjarjen , mbi menyren si kanë operuar ata mbi ngjarjen e ndodhur.

Po keshtu nga verifikimet e kryera deri ne kete faze te hetimeve, rezulton se mjetet lundruese, skafi eshte i regjistruar ne emer te personit nen hetim Fatmir Kuci dhe ky mjet lundrues eshte me flamur nga shteti i Maltes. Po keshtu rezulton se personi nen hetim Fatmir Kuci, eshte i pajisur me leje drejtimi per mjete lundruese me peshe totale deri ne 10 ton (e vlefshme edhe per mjetin me te cilin dyshohet se eshte shkaktuar aksidenti, i cili ka peshe totale deri ne 6.8 ton), por nuk ka qene i pajisur me leje lundrimi nga autoritetet kompetente, per mjetin lundrues me te cilin dyshohet se eshte shkaktuar aksidenti.

Njekohesisht ne vazhden e kryerjes se veprimeve hetimore ne lidhje me kete ngjarje, jane kryer veprime duke u pyetur si persona nen hetim te dyshuar per vepren penale te “Shperdorim detyre” parashikuar nga neni 248, edhe punonjesit e policise kufitare te Stacionit te Policise Kufitare Himare.

Për sa më sipër, ka të dhëna të mjaftueshme për të vlerësuar se ndodhemi përpara elementëve të figurës të veprës penale të “  Vrasja nga pakujdesia ” dhe “ Shpërdorim detyre”  parashikuar nga neni 85 dhe 248   i Kodit Penal.

/citynews/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Meta ujk i vjetër”/ Spahiu: Deklaratat për dorëheqjen, presion për Bashën

Publikuar

-

Nga

“Meta ujk i vjetër”/ Spahiu: Deklaratat për dorëheqjen, presion për Bashën

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu, në një lidhje me ‘Open’ ka komentuar deklaratat e presidentin Meta për dorëheqjen nëse Rama merr 71 mandate.

Sipas Spahiut Meta është ujk i vjetër dhe thotë unë po jap standardin që po humbe jep dorëheqjen dhe në këtë mënyrë Basha do jetë përgjegjësi nëse opozita humb, pra është presion, tha ai.

“Unë kam disa argumente që nuk do ndodhë dorëheqja e Metës: në historinë botërore është e paprecedentë që një president thotë nëse gruaja ime humb zgjedhjet do japë dorëheqjen, ju kujtoj se meta ka 4 vite në detyrë dhe mesazhi për dorëheqjen vjen kur ai është në fund të detyrës dhe dihet që s’do e zgjedhë më njeri, tjetra shanset janë që PS do dalë parti e parë. Nëse Rama fiton 71 mandate, dhe Meta paralajmëron se nëse fiton Rama, rezultati s’do njihet dhe do thonë narko-shteti etj me radhë që i ka thënë më parë.

Meta ka treguar se nuk e mban fjalën se ai tha dhe një vit më parë që nëse Venecia nuk më jep të drejtë do jap dorëheqjen , ja ku jemi sot Venecia nuk i dha të drejtë.

Meta harron që është president me votat e socialistëve, dhe nëse populli voton Bashën që protestonte në çadër kundër Metës, dhe nëse kjo opozitë fiton , Meta sërish nuk ka vota për mandat tjetër.

Meta është ujk i vjetër, më një gur dy zogj. Se ai thotë unë po jap standardin që po humbe jep dorëheqjen dhe në këtë mënyrë Basha do jetë përgjegjësi nëse opozita humb, pra është presion ky . Pra me një gur tre zogj.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Reforma në Drejtësi ka dështuar”/ Lubonja: Rama ka frikë

Publikuar

-

Nga

“Reforma në Drejtësi ka dështuar”/ Lubonja: Rama ka frikë

Analisti Fatos Lubonja, pretendon se Reforma në Drejtësi ka dështuar.

Për deklaratat e kryeministrit Edi Rama se Reforma në Drejtësi po funksionon, Lubonja tha se kreu i qeverisë ka frikë.

Analisti deklaroi në emisionin “Real Story” se  rreziku më i madh është që me këta prokurorë dhe  gjyqtarë që ka SPAK, reforma do dështojë.

Problemi për mua është se, çfarë do të thotë Rama me atë që po funksionon Reforma në Drejtësi, është se ai ka frikë. Tani del Iliri, që ka një aleancë me PD. Reagimi i Bashës është se ai nuk ka këllqe që të thotë ose se ky është aleati jonë dhe këtu e keqja është ky tjetri, jo ky. Bën këto lojërat Basha.

Rreziku më i madh këtu mbetet ky, që me këta SPAK-istë e këta prokurorë që kemi ne, reforma në drejtësi është e dështuar. Fakti që ka kapur ca, që nuk janë në politikë, nuk është funksionim i reformës. Edhe Berisha e futi në burg Fatos Nanon, por nuk ishte funksionim. Ne s’e kemi parë funksionimin e reformës në drejtësi dhe se di kur do ta shohim”, theksoi Lubonja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Sistemi është prishur”/ Lubonja zbulon “lojën politike” Rama-Meta-Basha

Publikuar

-

Nga

“Sistemi është prishur”/ Lubonja zbulon “lojën politike” Rama-Meta-Basha

Analisti Fatos Lubonja, ka folur mbrëmjen e sotme për Reformën në Drejtësi dhe për situatën politike në vend.

Lubonja kujton një shkrim të tijin të bërë në vitin 2014 dhe aleancën e Edi Ramës me Ilir Metën, në kohën kur ky i fundit drejtionte LSI-në.

Ai deklaroi në emisionin “Real Story” se dobësia e Ilir Metës është se ai mund të sakrifikohet nga loja politike e të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, ndërsa pretendon se tashmë sistemi është prishur.

Sipas tij, sistemin aktual e kanë ngritur bashkë Rama, Meta dhe Basha me lojën e tyre politike.

Më 2014, kur Ilir Meta kishte ditëlindjen, unë kam bërë një shkrim “Ilir Meta si shtyllë e sistemit”. Aty shkuan rreth 600 veta dhe e celebruan në mënyrën më madhështore. Edhe Rama ishte në krye. Teza ime ishte “Ilir Meta si shtyllë e sistemit”, sepse ky ishte ca kohë me Berishën, pastaj me Ramën. Por thoja që ky ka një dobësi, se sa herë bëjnë zgjedhje dy partitë e mëdha, meqë populli thotë që ‘ata janë të këqijtë, këta janë të mirët’, atëherë të dyja sulmojnë Ilir Metën.

Domethënë, në atë kohë PD që humbi thoshte se i humbi nga Ilir Meta, se kishte këtë të korruptuarin, edhe Rama këtë tha që nuk ka qeverisur mirë nga Iliri. Kjo është dobësi e Ilirit, që mund të sakrifikohet nga kjo lojë politike. Tani është prishur sistemi, sidomos në zgjedhje, sepse kemi një që nuk e pranon rrotacionin me Ilirin, si shtyllë, tani e do gjithë tepsinë Edi Rama komplet. Sistemin e kanë ngritur të tre bashkë, as që diskutohet”, tha analisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE