Connect with Us

Aeroplanët luftarakë danezë lëshojnë bombat e para kundër IS-it

Bota

Aeroplanët luftarakë danezë lëshojnë bombat e para kundër IS-it

Publikuar

-

Siria u godit për herë të parë nga aeroplanët luftarakë danezë të cilët lëshuan bombat, duke zgjeruar kështu luftën e Danimarkës kundër Shtetit Islamik.

Kater aeroplanë kanë bombarduar qytetin Raka, duke targetuar zonat komanduese, dhe stoqet e armëve, deklaroi Komandanti danez i Mbrojtjes.

Anëtarja e NATO-s, Danimarka, është pjesë e operacionit të Shteteve të Bashkuara kundër Shtetit Islamik.

Shefi i Forcave Ajrore Jan Dam, i tha medieve se këto bombardime kanë kontribuar shumë koalicionin kundër IS-it.

LEXO EDHE:  ISIS në Shqipëri një "broçkull kozmike"/ Shpërthen Rama

Danimarka ka kryer 67 misione duke lëshuar 93 bomba në zonat e Shtetit Islamik. /citynews/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA, zyrtarët paralajmërojnë për një përhapje të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA paralajmëruan amerikanët të përgatiten për një përhapje të mundshme të koronavirusit.

“Çrregullimet në jetën e përditshme mund të jenë të rënda” në SHBA, paralajmëroi të martën në një konferencë shtypi Nancy Messonnier, drejtore e Qendrës Kombëtare të Imunizimeve . Shkollat në disa zona mund të detyrohen të mbyllen, po ashtu edhe bizneset, tha ajo, raporton radioja amerikane VOA. Sipas të cilës:

Zonja Messonnier tha se zyrtarët e shëndetit publik nuk e dinë nëse përhapja e sëmundjes në Shtetet e Bashkuara do të jetë e butë apo e rëndë, por se amerikanët duhet të jenë gati për çrregullime të konsiderueshme në jetën e tyre të përditshme.

“I kërkojmë publikut amerikan të përgatitet për pritshmërinë se kjo mund të jetë diçka e rëndë,” tha Messonier.

“Çështja nuk është nëse do të ndodhë në SHBA, por kur do të ndodhë,” tha ajo.

LEXO EDHE:  ISIS: Do të arrijmë në Romë

LEXO EDHE:  Ish-militanti rrëfehet/ Ja cilat vende ka në plan të sulmojë ISIS

 Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se Shtetet e Bashkuara e kanë vënë koronavirusin “shumë mirë nën kontroll” brenda kufijve të tyre. Ai bëri komentet edhe pse administrata po u kërkon ligjvënësve 2.5 miliardë dollarë fonde emergjente për t’u përballur me këtë problem.

Demokratët e Kongresit thonë se administrata Trump nuk ka arritur t’i përgjigjet me shpejtësi përhapjes së virusit në botë, madje se vetë presidenti përhapi informacion të rremë kur tha se koronavirusi do të ndalet në prill kur moti të ngrohet. Kriza globale e shëndetit po bëhet një tjetër betejë në luftën midis Presidentit Trump dhe Kongresit, pas dështimit të përpjekjeve të demokratëve për ta larguar presidentin me anë të një gjykimi në senat.

LEXO TE PLOTE

Bota

Ironia e fatit/ Preket nga koronavirusi zv.ministri i Shëndetësisë që tha se situata nuk është aq e rëndë

Publikuar

-

Nga

Zëvendësministri i Shëndetësisë së Iranit dhe një deputet kanë rezultuar pozitivë, ndaj testit për koronavirusin. Iraj Harirchi është futur në karantinë një ditë pasi doli në një deklaratë për mediat, ku dukej qartë se gjendja e tij shëndetësore nuk ishte e mirë.

Zv.ministri dukej sikur ishte në siklet gjatë kësaj kohe dhe po djersinte, ndërsa refuzoi që qeveria të izolojë qytetin e shenjtë të Qomit. Ai deklaroi dje se situata në Iran nuk është aq  rëndë sa duket dhe përgënjeshtroi deklaratën e njën deputeti, që tha se në qytetin e Qomit kanë humbur jetën 50 persona.

LEXO EDHE:  Evropianët e shohin ISIS si kërcënimin kryesor

LEXO EDHE:  Vritet një tjetër shqiptar që luftonte për ISIS në Siri

Autoritetet konfirmojnë se gjithsej janë 95 persona të prekur nga ky virus dhe kanë humbur jetën 16 të tjerë, por pavarësisht kësaj, mendohet që shifra të jetë më e lartë.

Ndërkohë, vetë zv.ministri ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku pohon se është prekur nga koronavirusi dhe tregon se ka pasur ethe të shtuara.

“Jam izoluar në një vend dhe tani po filloj mjekimin. Ne patjetër do të jemi fitimtarë kundër këtij virusi brenda disa javëve të ardhshme”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi/ Shkon në 11 numri i viktimave në Itali

Publikuar

-

Nga

Ka shkuar në 11 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali.

Sipas mediave italiane, viktima është një grua 76-vjeçare e cila ishte e shtruar në spitalin e Venetos.

Katër viktimat e fundit janë një 84 vjeçare nga Nembro, në provincën e Bergamos, një burrë 91 vjeç nga San Fiorano, një grua 83 vjeçare nga Codogno dhe 76 vjeçarja e cilia humbi jetën pak minuta më parë.

Ndërkaq, drejtori i departamentit të sëmundjeve infektive gjatë konferencës për shtyp tha se: Në Itali është një popullsi e moshuar dhe kjo shpjegon edhe përqindjen e lartë të të vdekurve nga virusi i tmerrshëm, e cila është 2-3%.

LEXO EDHE:  “Nga Lufta e Madhe tek ISIS, është verbëria ajo që qeveris historinë”

LEXO EDHE:  ISIS në Shqipëri një "broçkull kozmike"/ Shpërthen Rama

Të moshuarit janë më të brishtë dhe nga viruset duhet të mbrohen patjetër duke bërë një vaksinë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE