Connect with Us

A do t’ia dorëzojë kokën e Gylenit në “tabaka” SHBA-ja, Erdoganit?

Bota

A do t’ia dorëzojë kokën e Gylenit në “tabaka” SHBA-ja, Erdoganit?

Publikuar

-

Turqia nuk arrin të bindë SHBA-në për ekstradimin e imamit Fetullah Gulen, çka do të thotë se kjo procedurë do të kërkojë ende shumë kohë.

Provat e paraqitura nga Ankaraja nuk konsiderohen të mjaftueshme për autoritetet amerikane për garantimin e ekstradimit të Gulenit, i konsideruar nga Turqia si organizatori i grushtit të shtetit. Asnjë vendim përfundimtar ende nuk është paraqitur, por dihet vetëm se për momentin nuk po procedohet për ekstradimin e Gulenit”, thotë ”WSJ”.

Megjithatë, negociatat mes dy vendeve janë të destinuara të vazhdojnë për muaj të tërë.

”Provat e paraqitura nga Turqia kundër Gulenit nuk janë konsideruar të vlefshme nga gjykata amerikane. Autoritetet amerikane janë skeptike mbi deklaratat kundër Gulenit nga disa pjesëmarrës në grushtin e shtetit, që mund të jenë marrë me anë të forcës”, thekson ”WSJ”.

Kjo çështje mund të jetë një motiv për përkeqësimin e marrëdhënieve mes Ankarasë dhe Uashingtonit.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Pas 9 viktimave një tjetër tërmet i fuqishëm shkund Turqinë

Publikuar

-

Nga

Një tjetër tërmet i fuqishëm ka tronditur Turqinë pasditen e stome, pas atij të mëngjesit i cili i mori jetën 9 personave dhe la pas 37 të plagosur.

Tërmeti ka qenë i shkallës 5.8 ballë, ndërsa ende nuk raportohet për viktima apo dëme.

Epiqendra e tërmetit ka qenë pranë kufirit mes Turqisë dhe Iranit.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi/ Regjistrohet viktima e tretë në Itali

Publikuar

-

Nga

Është shënuar viktima e tretë nga koronavirusi në Itali.

Sipas mediave vendase viktima është një grua nga Cremona.

Numri i të prekurve ka shkuar në 132 persona nga të cilët 89 janë në Lombardi dhe 24 në Veneto. 25 prej tyre janë shtruar në spital në kujdes intensiv.

Ndërkohë, veriu  i Italisë është vetëizoluar.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Koronavirusi/ Diskutohet mbyllja e zonës Shengen!

Publikuar

-

Nga

Brenda 48 orëve, Italia u ngjit në kryen e renditjes evropiane të vendeve me raste koronavirusi, duke kapërcyer Britaninë e madhe me 9 raste, Francën me 12 dhe Gjermaninë me 16.

Dy vdekjet në Itali shënojnë dhe viktimat e parë të Covid 19 në Europë, duke pasur parasysh që deri më tani, e vetmja jetë e humbur në kontinentin e vjetër konsiderohej ajo e një turisteje kineze 80-vjeçare, e cila ishte kalimthi në Francë.

Në Bruksel ekziston frika se situata mund të përkeqësohet gjatë ditëve në vijim, me një rritje të mundshme shpërthyese të infektimeve. Një skenar makthi që kërcënon me pasoja serioze mbi shëndetin e njerëzve, por edhe ne nivel ekonomik.

Për momentin, askush nuk flet në mënyrë të qartë për ndalimin e lëvizjes së lirë të Shengenit, të cilin BE do të dëshironte ta shmangte me çdo kusht. Por ideja ka nisur të qarkullojë.

Dhjetë ditë më parë, në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Shëndetit të BE-së, 27 ministrat kishin shkruar të zezë mbi të bardhë ishin “të gatshëm për masa të ashpra udhëtimi”, por me një kusht: “mbrojtjen e lirisë së lëvizjes brenda BE-së”.

Ndërkohë, megjithatë, gjërat kanë ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme: deri përpara pak ditësh, vendet evropiane po diskutonin hapat që duhen marrë për të mbrojtur veten nga “kërcënimi” i jashtëm. Por tashmë virusi, është këtu, dhe ka një potencial të fortë për tu shndërruar dhe një problem të brendshëm të Europës.

Komisionerja e shëndetësise e BE-së, Stella Kyriakides, deklaroi se po e ndjek me shumë kujdes situatën në Itali dhe se Bashkimi Europian është i gatshëm t’u vijë në ndihmë autoriteteve italiane e t’u garantojë çdo mbështetje të mundshme./TCH

LEXO TE PLOTE