LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump dhe Putin ç'qëndron pas lidhjes mes tyre?

4 Gusht 2016, 15:08, Aktualitet CNA

Trumpi sheh tek Putini një person me ide të njëjta dhe Putini do të gëzohej nëse ai do të zgjidhej në Shtëpinë e Bardhë.

Por në intervista të mëparshme, Trumpi ka pohuar të kundërtën: “Po, jam në kontakt me Putinin! Dhe mund t’ju them, se Putini është shumë i interesuar për atë që do t’ju them në këtë intervistë.”

Kjo ishte nga fundi i vitit 2013, pra vetëm dy vjet e gjysmë më parë. Në fundjavë, kanali amerikan ABC e ballafaqoi Trumpin me deklaratat e tij kontradiktore.

Trump: “Unë nuk besoj se kam takuar ndonjëherë Putinin.”

Moderatori: “Por ju duhet ta dini në qoftë se e keni takuar!”

Trump: “Po, ashtu mendoj dhe unë.”

A kemi të bëjmë me një humbje të hershme kujtese të një 70-vjeçari? Apo mos vallë Trumpi do papritur të fshehë diçka? Shumë gazetarë kanë hulumtuar tashmë për këtë dhe nuk kanë gjetur, të paktën të dokumentuar, ndonjë informacion për ndonjë takim mes Trumpit dhe Putinit. Kur Trumpi organizoi tre vjet më parë në Moskë konkursin e bukurisë “Miss Universe”, ai donte patjetër që Putini të vinte si i ftuar nderit. Por Putini nuk shkoi.

Të tjerë gazetarë supozojnë se Trumpi ka marrëdhënie biznesi me oligarkë rusë dhe fiton para nga Rusia. Këto spekulime Trumpi i ushqen vetë, sepse refuzon të bëjë publike deklaratat e tij të taksave. Po ashtu edhe planet për të ndërtuar në Moskë një “Trump Tower” dhe “Trump Hotel” kanë dështuar.

Por a mjafton afërsia shpirtërore e dy alfa-meshkujve për të shpjeguar pse deklaratat e Trumpit për politikën e jashtme shpesh të tingëllojë sikur t’ia ketë thënë Putini me telefon?

NATO ka mbijetuar, thotë për shembull Trumpi. Por nëse vendet baltike do të mbrohen nga SHBA, kjo varet nga fakti nëse ato paguanë mjaftueshëm. Po ashtu në fundjavë Trumpi tha se si president ai mund ta imagjinonte edhe njohjen zyrtare të aneksimit rus të Krimesë: “Unë do ta shoj me kujdes këtë çështje. Por sipas atyre që kam dëgjuar njerëzit në Krime preferojnë të jenë pjesë e Rusisë.”

Me këtë përshtatet edhe fakti se delegatët e Trumpit në takim të partisë arritën që kërkesa për më shumë furnizimet armë për Ukrainën të hiqet nga programi i partisë së republikanëve.

Trump i ka përmbysur brenda një kohe të shkurtër parimet prej dekadash të republikanëve: nacionalizëm në vend të internacionalizmit. Proteksionizëm në vend të tregtisë së lirë. “SHBA-ja në plan të parë” në vend të angazhimit për mbrojtjen e anëtarëve të tjerë të NATO-s. Paraardhësi i Trupit si kandidat për president, Mitt Romney, e quante Rusinë madje si “armikun gjeopolitik numër një” të Amerikës. Nuk është çudi që Putin do të gëzohej nëse Trumpi do të zgjidhej në Shtëpinë e Bardhë. /dw/

Lajmet e fundit nga