LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ristani: Nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër

4 Gusht 2016, 06:42, Aktualitet CNA

 

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka theksuar se demokratët kanë një ftesë për të gjitha partitë politike për tu angazhuar në krijimin e një qeverie teknike.

Ai tha për gazetën Panorama se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër sepse ai dhe zgjedhjet e lira siç kërkon PD nuk qëndrojnë bashkë

?Kusht i patejkalueshëm është një qëndrim i qartë politik, mjaft me vend dhe i kuptueshëm për këdo. Është kusht i patejkalueshëm sepse Edi Rama dhe zgjedhjet e lira nuk qëndrojnë bashkë. Sepse kryeminsitri në mënyrë të përsëritur e ka treguar se është një killer i votës së lirë e të ndershme ?-tha Ristani

Sipas tij opozita do të kërkojë një marrëveshje me vullnet të gjerë politik, por nëse kjo nuk mund të arrihet  atëherë PD do t?i prijë vullnetit popullor për qeveri teknike./Citynews

Lajmet e fundit nga