LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Programi, festa e birrës 10-14 Gusht/Korça gati të mirëpresë mijëra vizitorë

4 Gusht 2016, 12:12, Aktualitet CNA

1. LOJE BIRRE : STAFETA

Dy grupe me 6 lojtarë vendosen përballe njëri-tjetrit në një  tryezë me nga një gotë birre përpara  dhe bëjnë gare kush i pi i pari birrat duke filluar nga lojtari i pari, i dyti dhe kështu me radhe. ( lojtari i dytë do fillojë të pijë birrën vetëm pasi ta ketë mbaruar lojtari i parë dhe ta kete kthyer gotën bosh përmbys, i treti pasi të ketë mbaruar i dyti dhe kështu me rradhë).Lojtari I fundit që vendos dhe fitoren e lojës ka gotën më të madhe. Fiton grupi që përfundon i pari I cili bërtet ?FESTA E BIRRëS VETËM Në KORÇË?

2. LOJE BIRRE : STAFETA ( varianti II )

Lojtarët janë të vendosur në rresht me një distancë disa metra nga tavolina ku janë vendosur gotat e birrës. Gotat e birrës të vendosura në tavoline kanë nr. përkatës dhe personat që do të shkojnë të marrin gotat pasi të jepet starti, do të marrin gotën me numrin që i përket.
I pari gotën 1, i dyti gotën 2, e me rradhë.
(shënim: do të kemi nga 2 gota me të njëjtin nr. p.sh dy gota me nr.1, 2 , 3, 4, 5, 6) Personi i parë pasi jepet start vrapon tek tavolina ku janë gotat e birrës, merr gotën me nr. 1 e pi dhe vrapon tek lojtari i skuadres me nr.2 duke i lënë stafetën e kështu deri tek personi i fundit i skuadrës.

3. LOJE BIRRE : 6 Gota

Materialet e nevojshme  : 1 zar , 6 gota birre dhe 6 persona.
Rregullat e lojës : Në një tavolinë vendosen 6 gota me birrë, secila gotë do të ketë të ngjitur nr. përkatës 1, 2,3 deri me 6.
Lojtari iparë hedh zarin dhe duhet të pijë gotën që korespondon me nr. e zarit që  hedh. P.sh n.q.s personi i parë hedh 5 ai duhet të pijë gotën me nr.5. Pastaj personi i dytë hedh zarin n.q.s hedh përsëri nr.5 duhet të pasojë zarin tek personi tjetër pasi gota me nr. 5 është konsumuar e kështu me radhë. Loja do të vazhdoje deri sa të konsumohen të gjitha birrat dhe personi që ka pirë më shumtë  gota me birrë fiton lojën.

4. LOJE BIRRE : NDJEKJA E GJASHTëS

Materialet e nevojshme : 4 persona, 2 gota, zare dhe birrë.
Rregulat e lojës : Uluni në një rreth dhe jepuni 2 personave të cilët janë përballë njëri-tjetrit, nga një gotë me një zar brenda rrutulloni zaret brenda në gotë dhe n.q.s zaret bihen:
1= paso gotën me zar në personi në të majtë.
2= paso gotën me zar në personi në të djathtë.
4= një pije për personin në të majtë
5= një pije për personin në të djathtë
6= një gotë për vete dhe do thotë fort (puthu me Milon)  /citynews/

Lajmet e fundit nga