LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndalohet 63 vjeçari/Akuzohet se goditi nipin e tij 44 vjeç

4 Gusht 2016, 10:26, Aktualitet CNA

Policia e Pogradecit ka ndaluar me iniciativën e saj një shtetas 63 vjeç me akuzën e dhunës në familje. Policia bëri të ditur se ka ndaluar shtetasin Koli Thana, 63 vjeç, banues në fshatin Pervelan.

Ndalimi i tij u bë pas, kallëzimit të bërë nga nipi  tij  shtetasi K.TH, 44 vjeç,  banues në këtë fshat, i cili deklaron se më datë 02.08.2016, pas një konflikti për motive të dobëta, xhaxhai i tij Koli Thana, e ka goditur këtë të fundit me sende të forta.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: ?Dhuna në familje? parashikuar nga neni 130/a/1 i Kodit Penal. /citynews/

Lajmet e fundit nga