LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish-militanti rrëfehet/ Ja cilat vende ka në plan të sulmojë ISIS

4 Gusht 2016, 16:47, Aktualitet CNA

Një ish militant i Shtetit Islamik, që ka dhënë informacione për planet e grupit terrorist, ka thënë se ISIS-i po planifikon sulme të njëkohshme në Britani të Madhe, në Francë dhe në Gjermani.

Harry Sarfo, i cili ishte i lindur në Gjermani por i rritur në Britani të Madhe, ka thënë se komandantët e ISIS-it po planifikojnë që të kryejnë një numër sulmesh në Europë.

Ai ka deklaruar për gazetën amerikane New York Times, se kur kishte shkuar në Siri në vitin 2015, atij i ishte kërkuar që të kthehej në qytetin e tij në Bremen të Gjermanisë për të kryer sulme terroriste, transmeton Klan Kosova.

Sarfo thotë se ishte takuar me disa anëtarë të maskuar të ISIS-it, të cilët i kishin thënë atij dhe një mikut të vet, që të kthehen në Gjermani.

Sarfo i cili për momentin është i burgosur në Gjermani nën akuzat për përfshirje në terrorizëm, ka thënë se në ISIS kishte shumë të rekrutuar nga Britania e Madhe e Gjermania, por se ishin larguar nga atje para se të kryenin ndonjë sulm në këto vende evropiane.

Mirëpo në anën tjetër thotë Sarfo, kishte mjaftueshëm vullnetarë për të kryer sulme terroriste në Francë.

Sarfo thotë se kishte vendosur që të largohej nga kalifati i ISIS-it pas tre muajsh, pasi që kishte përjetuar tmerrin atje.

Lajmet e fundit nga