Connect with Us

Foto me Obamën/PD: Rama të thyejë heshtjen, të tregojë burimin e 80 mijë USD

Aktualitet

Foto me Obamën/PD: Rama të thyejë heshtjen, të tregojë burimin e 80 mijë USD

Publikuar

-

Partia Demokratike i është rikthyer akuzave ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me foton e bërë me Presidentin barack Obama, për të cilën akuzohet Kreu i Qeverisë se ka paguar 80 mijë dollarë.  PD i ka kërkuar sërisht Ramës të thyejë heshtjen dhe të tregojë burimin e parave të paguara për të bërë foton. “Dy vetë në Amerikë presin burgun dhe gjobën për krimin e kryer, futjen e parave nga një burim i huaj. Shtetasi me origjinë greke Argeros që mundësoi transferimin e parave, dhe Bilali që siguroi biletën për Ramën në një aktivitet në tetorin e vitit 2012. Të dy e kanë pranuar krimin dhe pritet të dënohen në vjeshtë me 5 vite burg e 250 mijë dollarë gjobë, për futjen e parave të pisëta në fushatën presidenciale nga një burim i huaj”, tha PD përmes një deklarate.

Deklarata e Partisë Demokratike

Edi Rama bën vazhdimisht paradë arrogante me foto të ditës, por ai ende nuk po jep një shpjegim publik, për foton e tij të jetës, atë me presidentin Oabama, për të cilën pagoi 80 mijë dollarë, duke financuar një krim të rëndë federal.

Dy vetë në Amerikë presin burgun dhe gjobën për krimin e kryer, futjen e parave nga një burim i huaj.

Shtetasi me origjinë greke Argeros që mundësoi transferimin e parave, dhe Bilali që siguroi biletën për Ramën në një aktivitet në tetorin e vitit 2012.

LEXO EDHE:  Pse i duhet Grida dhe Salianji Çilit në PD

Të dy e kanë pranuar krimin dhe pritet të dënohen në vjeshtë me 5 vite burg e 250 mijë dollarë gjobë, për futjen e parave të pisëta në fushatën presidenciale nga një burim i huaj.

E gjitha, për ti siguruar Edi Ramës një shtrëngim duarsh me Obamën dhe një foto, e cila u përdor nga shefi i rilindjes në fushatën elektorale të vitit 2013 për të ardhur në pushtet .

Për këtë aferë, Edi Rama ka qënë në faqet kryesore dhe në kronikat e medias më të rëndësishme të botës.

Nga Uashingtoni në Bruksel e dinë se ai pagoi 80 mijë dollarë për një foto.

Kur, edhe sa kohë Rama nuk do të kthejë përgjigje?

Cdo shqiptar kërkon të dijë se ku i mori paratë?

Kush është burimi i tyre?

A janë para të ligjshme, apo para krimi?

A janë para droge?

Para të trafikantëve me të cilët erdhi në pushtet, me të cilët ka mbuluar sot gjithë Shqipërinë me kanabis, duke mbytur ekonominë e ndershme, duke rritur kriminalitetin, duke asfiksuar cdo aktivitet të ligjshëm.

Ai mund të heshtë për këtë fakt, mund të fshehë burimin e 80 mijë dollarëve.

Po shqiptarët e kanë kuptuar, e dinë dhe janë gati ta tregojnë se Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën.

/citynews/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Publikuar

-

Nga

SHBA, senatorët marrëveshje për projektligjin dypartiak për infrastrukturën

Në Senatin e Shteteve të Bashkuara, negociatorët kanë arritur një marrëveshje për paketën ligjore prej 1.2 trilionë dollarësh për infrastrukturën. Senatori republikan Rob Portman u tha gazetarëve të mërkurën se është rënë dakort për komponentët kryesorë të projektligjit.

Pas muajsh të tërë bisedimesh, kjo mund të hapë tashmë rrugën që legjislacioni të vazhdojë procesin e shqyrtimit në Senat. Madje kreu i shumicës, Senatori Chuck Schumer, tha se një votim procedurial për këtë projektligj dypartiak mund të zhvillohet që të mërkurën.

“Senatorët vazhdojnë të arrijnë progres”, tha Senatori demokrat Schumer në një fjalim në sallën e Senatit.

Senatorja republikane Susan Collins, megjithatë, paralajmëroi se disa detaje ishin ende duke u finalizuar.

Një tjetër senatore republikane, Lisa Murkowski, u tha gazetarëve se, “Unë mendoj se ekziston një vullnet i konsiderueshëm nga të dy kahët politikë që duan të arrijnë tek një paketë për infrastrukturën”.

Ajo shtoi se senatorët do të informohen për propozimin që po negociohet “gjatë orëve të ardhshme”.

LEXO EDHE:  Skandali i radhës nga Basha/ Shkel statutin dhe ndërpret mandatin e Forumit

LEXO EDHE:  Dy opsionet/ Kush mund të marrë mandatin e Berishës

Votimi procedurial thjesht do të kufizonte debatin kur Senati të fillojë të marrë në konsideratë projekt-ligjin dypartiak për investime në infrastrukturë që mendohet të jetë në shumën e rreth 1.2 trilionë dollarëve.

Më 21 korrik, republikanët e bllokuan një veprim të tillë, duke u ankuar se projekt-ligji nuk ishte shkruar ende.

Demokratët shpresojnë të kalojnë këtë muaj, ose në fillim të muajit tjetër, projektligjin për të cilin do të jetë rënë dakord në negociatat dypartiake.

Kjo mund të ndihmojë në eliminimin e pengesave për demokratët, të cilët duan të fillojnë punën për një tjetër projektligj me një buxhet prej rreth 3.5 trilionë dollarësh, të cilin republikanët zotohen se do ta kundërshtojnë./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Publikuar

-

Nga

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

Udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe pjesa më e madhe e Evropës, do të mund të hyjnë në Britani të Madhe pa iu nënshtruar masës së karantinës nga java e ardhshme, kanë thënë zyrtarët britanikë të mërkurën.

Qeveria britanike ka thënë se personat që kanë pranuar dy doza të vaksinës së miratuar nga Administrata amerikane për Ushqim dhe Ilaçe, apo nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve, do të mund të mund të bëjnë teste për koronavirus para dhe pas hyrjes në Britani, në vend të izolimit për 10 ditë.

LEXO EDHE:  PD reagon pas incidentit tek FRD/ Edi Rama po vepron në panik

LEXO EDHE:  PD reagon pas incidentit tek FRD/ Edi Rama po vepron në panik

Qeveria e Skocisë, që vendos vetë për politikat shëndetësore, ka marrë vendimin e njëjtë.

Irlanda Veriore, që është pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, nuk ka bërë të ditur ndonjë vendim të ngjashëm.

Aktualisht, vetëm personat që janë vaksinuar në Britani, mund të mos i nënshtrohen masës së karantinës.

Megjithatë, ekziston një përjashtim në vendim: Franca, të cilën Mbretëria e Bashkuar e konsideron me rrezik të lartë, për shkak të prezencës të variantit Beta.

Vizitorët nga Franca do të vazhdojnë të përballen me masë të karantinës./rel

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Publikuar

-

Nga

Foto/ Rama mbërrin në Shkup, shëtitje me Zaev e Vuçiç, qytetarët iu kërkojnë ‘selfie’

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Shkup, në kuadër të ‘Forumit Ekonomik’ që do të mbahet nesër.

Kreu i qeverisë është filmuar duke ecur rrugëve të Shkupit i shoqëruar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Gjatë kësaj ecjeje ata janë ndalur disa herë nga qytetarët, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar madje të bëjnë dhe foto.

LEXO EDHE:  Kulluri “dush të ftohtë” Bashës/ Duhet të marrë valixhet, opozita më e çorientuar se kurrë

LEXO EDHE:  Socialisti i njohur ironizon rëndë situatën në PD/Qani si ku i dihet...

Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet nga lokalet.

“Ta bëjmë një selfie?”– thonë ata dhe afrohen për të pozuar me politikanët./CNA.al

LEXO TE PLOTE