LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faksimilet/Vendimet e gjykatës kolumbiane që shpallin në kërkim vëllain e Fatmir Xhafajt

4 Gusht 2016, 16:28, Aktualitet CNA

Gjykata kolumbiane ka shpallur në kërkim Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafaj, deputet i PS-së.

Agron Xhafaj akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, i përfshirë në një grup ndërkombëtar të trafikut të lëndëve narkotike.

Madje dyshohet se Agron Xhafaj ka pasur një pozicion kyc në bandën e trafikut ndërkombëtar të drogës me aktivitet në Itali, Shqipëri, SHBA, Kanada dhe Poloni.

Agron Xhafaj siguronte transportin në Itali dhe shpërndarjen për partnerë të tjerë për të kryer më pas, edhe veprimtarinë e shitjes në Bolonja. Në Bolonja, ata kishin shitësit e vet dhe menaxherët e rrjetit.

Agron Xhafaj ndihmohej nga një njeri i besuar i tij. Këto fakte janë verifikuar deri në dhjetor 2001.

Një shtetas polak dhe Agron Xhafaj, sipas programit të veprimit të organizatës kriminale kanë dhënë dhe kanë marrë substanca narkotike të llojit heroinë.

Heroina, marijuana dhe hashashi transportohej nga Shqipëria drejt Italisë, duke vijuar pastaj me shpërndarjen e drogës në Itali përmes një rrjeti të trafikantëve shqiptarë, të cilët kishin krijuar bazat logjistike në vende të ndryshme në veri të Italisë (ndër të cilat Parma, Bolonja, dhe Venezia) me degë në Itali dhe SHBA.

Në Itali, droga shkonte sipas nevojave të filialeve dhe konkretisht nga Agron Xhafaj shpërndahej në Bolonja. /citynews/

 

 

 

Lajmet e fundit nga