LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shtëpitë në Himarë/BE: E drejta mbi pronën, kusht për integrimin

3 Gusht 2016, 16:44, Aktualitet CNA

Bashkimi Europian e cilëson të drejtën mbi pronën si kusht për integrimin e Shqipërisë në BE.

Në këtë mënyrë BE ka mbështetur shqetësimet e ngritura nga banorët e Himarës, të cilët i janë drejtuar me një peticion Delegacionit të BE-së në Tiranë dhe Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri, ku kundërshtohet vendimi për prishjen e pronave dhe banesave shekullore.

Përgjigjia e BE-së për banorët e Himarës

Pergjigje e letres suaj e dates 4 korrik 2016!

I dashur Z. Neranxi! Dua t’ju falenderoj per letren, aty ku ju banoret, shprehni shqetesimin tuaj lidhur me mundesine e shkeljes se te drejtes mbi pronen private.

Bashkimi Europian i jep rendesi te madhe mbrojtjes se prones private duke fuqizuar rregullat dhe ligjet, duke siguruar keshtu drejtesi dhe barazi per te gjithe, si nje nder prioritetet kyce te Komisionit Europian per Shqiperine, si vendimtare per te vazhduar me tej progresin per tu integruar ne Bashkimin Europian.

Ne marrim shume emaile dhe letra nga qytetare shqiptare te cilet na informojne mbi mundesine e shkeljes se te drejtes mbi pronen e tyre private. Delegacioni i Bashkimit Europian, nuk ka mandat ligjor per te nderhyre ne raste individuale, por ne vazhdojme t’i adresojme keto probleme ne dialogjet tona politike me autoritetet.

Ne menyre te rregullt, ne mbajme shenim te gjitha informacionet qe ju na jepni dhe duam te vazhdojme t’ju inkurajojme qe te vazhdoni t’i adresoni problemet tuaja tek autoritetet ligjore pergjegjese.

Ne te njejten kohe ne po nxisim aktoret pergjegjes shqiptare, te adoptojne reformen gjithperfshirese ne drejtesi sa me shpejt qe te jete e mundur duke permiresuar ligjet per qytetaret shqiptare, ne menyre qe ti hapin rruge ambicies se shqiptareve, per celjen e negociatave per anetaresimin ne BE.

Ambasadorja Romana Vlahutin

/citynews/

Lajmet e fundit nga