LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta, Majtas-Djathtas-Majtas

3 Gusht 2016, 11:12, Aktualitet CNA

Nga Alban Daci

Takimi Meta-Koco-Mejdani, ishte një takim tipik puçist kundër PS dhe të Majtës. Meta herë pas herë vazhdon të provokojë Ramën dhe përfaqësuesit e tjerë të PS.

Ky takim në vetvete nuk kishte për qëllim krijimin e qeverisë teknike, por ishte presion kundër Ramës për t?i dëshmuar atij, se brenda socialistëve ka njerëz që mund të bëhen me Metën! Në të vërtetë ky takim nuk prodhojë e nuk mund të prodhonte asgjë, sepse Mejdani tashmë është një politikanë i harruar dhe ai nuk njihet ndonjëherë për pragmatizëm.

Përkundrazi, ai njihet si një ndër presidentët më kukull që ka njohur Republika. Ai ishte totalisht një President nën kontrollin e plotë të Nanos.

Po, ashtu edhe Koco nuk përbën më asnjë lloj faktor tek PS. Me humbjen e mandatit tashmë ai s?ka asnjë peshë politike në PS e po ashtu filtrimet e tij me Metën nuk sjellin asnjë dëm për PS. Madje, PS rivalitizohet me largimin e Koços që thuajse i kishte privatizuar disa struktura të Partisë në Jug të vendit duke e mbyllur derën për kontribuuesit historik.

Meta po mundohet me ato pak hapësirë të bëj politikanin protagonist dhe liderin e ?madh?, por këtë herë ai thuajse është i izoluar. Lëvizjet e tij të dëshpëruar sa Majtas dhe Djathtas me shpresën për të qenë çelësi i solit e ka komplikuar të ardhmen e tij politike duke e bërë gjithnjë e më të vështirë mbijetesën e tij me PS e po ashtu thuajse të pamundurë ?martesën? e re më Bashën.

Zërat brenda PD si Majlinda Bregu i kanë bërë thirrje Bashës që të besoj në marrjen e pushtetit përmes një alternative të re dhe jo duke shpresuar në prishjen e Metës me Ramës. Po ashtu ka edhe zëra të tjerë brenda PD, sidomos brezi i ri i lidershipit që nuk e duan një aleancë me Metën, sepse kjo do të bënte rikthimin e pazareve të vjetra e për rrjedhojë të rinjë do të përjashtoheshin nga vendimmarrja. /citynews/

Lajmet e fundit nga