LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korea e Veriut raketë balistike në ujrat japoneze

3 Gusht 2016, 08:24, Aktualitet CNA

Korea e veriut ka nisur të testojë njé tjetër raketë balistike, e cila fluturon për rreth 1000 km dhe ra në ujërat japoneze.

Lajmin e bënë të ditur autoritetet japoneze dhe koreanojugore të cilët thanë se raketë u lëshua nga brigjet lindore të Koresë së Veriut.

Koresë i është ndaluar nga OKB-ja që të zhvillojë teknologji bërthamore dhe balsitike raketash, por kjo nuk e ka ndaluar aspak dhe këto episode përbëjnë gjithnjë shkak për rritjen e tensionit në rajon.

Vendi komunist javë më parë u zotua për një përgjigje fizike ndaj sistemit mbrojtës raketor të SHBA-së në Korenë e Jugut dhe testimi i raketave balistike është pjesë e këtij kërcënimi.

Sipas Koresë së Jugut, testimi i vazhdueshëm i raketave balistike tregon ambiciet e veriut për të sulmuar vendet fiqnje. Më i ashpër reagimi japonez, për vetë faktin se raketa ra në ujërat e vendit të samurajve./Citynews

Lajmet e fundit nga