LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet 42 vjeçari/Dhunonte dhe kërcënonte gruan dhe djalin

3 Gusht 2016, 13:20, Aktualitet CNA

Një shtetas 42 vjeç u arrestua nga policia e Dibrës për dhunë në familje. Policia bëri të ditur se i arrestuari ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit si dhe i kërcënonte për t?i vrarë.

I arrestuari është Agron Suli,  42 vjeç, banues në Fushë-Çidhën, Dibër (i dënuar më parë me 5 muaj burg për veprën penale ?Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake?

Arrestimi i tij u bë pasi,  ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike  në mënyrë të përsëritur  ndaj bashkëshortes së tij shtetases N.S, 38 vjeçe dhe djalit 16 vjeçar, si dhe i ka kërcënuar se do t?i vriste.

Materialet proceduriale  i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Dibër për veprën penale ?Dhunë në familje?, parashikuar nga neni 130/a, i Kodit Penal. /citynews/

Lajmet e fundit nga