LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përplasja/Rama-Meta, lufta vazhdon

2 Gusht 2016, 10:41, Aktualitet CNA

Megjithëse Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, zhvilluan mbrëmjen e djeshme një takim mes tyre, asgjë nuk mundën të sheshojnë mbi ndarjet që tashmë janë zyrtarizuar në kolicionin qeveritar.

Madje takimi i djeshëm mund të cilësohet si një dështim, pasi bashkëdrejtuesit e koalicionit qeveritar mësohet se kanë thelluar debatet.

Burime nga mazhoranca bënë të ditur për Citynews  se takimi i djeshëm kishte në qendër të tij jo vetëm reforën në drejtësi, por edhe koalicionin mes PS dhe LSI.

E ndërsa për reformën palët janë dakordësuar që brenda gushtit të miratohen 7 pr/ligjet që do të mundësojnë zbatimin e reformës në drejtësi, përsa i takon koalicionit, si Rama ashtu edhe Meta kanë qenë të prerë në qëndrimet e tyre.

Mësohet se Kryetari i Kuvendit i ka qëndruar idesë për një qeveri teknike, negociatat për të cilën nisën dje me kandidatin kryesor për postin e Kryeministrit të qeverisë teknike, ish-Presidentin Rexhep Meidani.

Në anën tjetër mësohet se Rama nuk ka pranuar opsionin e Qeverisë teknike, por ka shprehur gadishmërinë për të diskutuar mbi riformatimin e qeverisë aktuale, gjë për të cilën palët nuk kanë rënë dakort. /citynews/

Lajmet e fundit nga