LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot/Përplasen dy automjete, 3 të plagosur

2 Gusht 2016, 13:53, Aktualitet CNA

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy mjeteve.  Aksidenti ndodhur në rrethrrotullimin e Saukut, në drejtim të autostradës.

Policia sqaron paraprakisht se një automjet tip BMW me drejtues shtetasin me iniciale R.P, është përplasur me një mjet tip Audi me drejtues shtetasi M.F.

“Më datë 02.08.2016, ora 14:20, tek rrethrrotullimi i Saukut, rruga që të çon në austradë, janë përplasur mjeti BMW, me drejtues R. P., dhe mjeti Audi, me drejtues M. F., për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit BMW, R. P., 29 vjeç dhe pasagjeri J. M., 18 vjeç, si dhe pasagjeri i mjetit Audi, A. Ç., 31 vjeç, të cilët u dërguan në SQU, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në deklaratën paraprake të policisë.

Fotografi Feliks Bilani ka postuar fotot pak momente pasi ka ndodhur aksidenti, ku duket qartë se ka pasur një përplasje të fortë mes automjeteve. /citynews/

 

11:10 Aktualitet

Fol Koço

Nga Andi BejtjaNë qoftë se dikush pas 40 apo 50 vjetësh, do ...

Lajmet e fundit nga