Connect with Us

Braktisi fëmijën, ndalohet 41 vjeçarja e dënuar me burg

Aktualitet

Braktisi fëmijën, ndalohet 41 vjeçarja e dënuar me burg

Publikuar

-

Një shtetase 41 vjeçare u ndalua nga policia në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje, që e kishte dënuar këtë shtetase me 1 muaj burg.

Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se Liljana Trimi, banuese në fshatin Stan Karbunarë, Lushnje, është dënuar me burg për veprën penale “Braktisje të fëmijës së mitur” parashikuar nga Neni 124 i Kodit Penal. /citynews/

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Një vit nga shpërthimi katastrofik/ Protesta në Beirut, kërkojnë të vihet drejtësia

Publikuar

-

Nga

Me qindra libanezë janë mbledhur ditën e sotme për të kujtuar shpërthimin katastrofik që ndodhi një vit më parë nëPortin e Beirutit, duke kërkuar drejtësi.

Një klerik i lartë i krishterë kërkoi të bëhej e ditur se pse kimikatet shpërthyese ishin magazinuar në kryeqytet.

Protestuesit kanë gjuajtur me gurë drejt forcave të sigurisë pranë parlamentit, ndërsa në drejtim të tyre u hodh ujë me presion dhe gaz lotsjellës.

Për pasojë, sipas Kryqit të Kuq, tetë persona mbetën të plagosur.

Kujtojmë se shpërthimi i një viti më parë, i cili është më i fuqishmi jo-bërthamor i regjistruar ndonjëherë, u mori jetën më shumë se 200 personave dhe la të plagosur mijëra të tjerë. Tronditja u ndje deri në Qipro, që ndodhet më shumë se km larg.

LEXO EDHE:  Arrestohet 24-vjeçari/ U kap tek medreseja me kokainë

LEXO EDHE:  I kërkuari në Shqipëri për drogë arrestohet në Itali

Një vit që nga fatkeqësia e shkaktuar nga një sasi e madhe e nitratit të amonit të mbajtur në port për vite, asnjë zyrtar i lartë nuk është vënë përpara përgjegjësisë, duke bërë që shumë libanezë të revoltohen ndërsa vendi është duke kaluar në kolaps financiar.

Video-Shpërthimi i fuqishëm në Bejrut/ Dalin pamjet me dron nga “qyteti fantazmë”

Shpërthimi në Bejrut/ Numri i viktimave arrin 158, mbi 6000 të plagosur

Video e re nga Bejruti/ Gruaja bën kryqin në momentin e shpërthimit të madh

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Video-Zjarret në Vlorë/ Zmbrapset furia e flakëve drejt Llogarasë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama bën të ditur se është zmbrapsur furia e lakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa publikon edhe një video, Rama deklaron se është zmbrapsur furia e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë, ndërsa shton se trupat e emergjencave do të vijojnë gjatë gjithë natës me mbajtjen nën kontroll të situatës.

LEXO EDHE:  Arrestohet 24-vjeçari/ U kap tek medreseja me kokainë

“Zmbrapset furia e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë, e tani sapo është bërë rifreskimi i trupave që do të vijojnë gjatë gjithë natës me mbajtjen nën kontroll të situatës”-shkruan Rama.

LEXO EDHE:  Marsida Qatja më e lumtur se kurrë/ Lë pas vrasjen tragjike dhe kthehet me burrin

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Formula 1” në Shqipëri?/ Zbulohet projekti i madh për Elbasanin

Publikuar

-

Nga

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, bën të ditur se është gati projekti i automotoparkut të parë shqiptar, i cili do të ndërtohet në Elbasan.

Ky është një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit!

Ky është cirkuiti i parë shqiptar me pistë 5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanit.

Do të shërbejë edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta!

Formula 1 në Shqipëri? Think BIG! Ëndrrat nuk realizohen nëse nuk synojmë LART!

Automotoparku i parë shqiptar, që po projektohet për t’u ndërtuar në Elbasan, do të materializohet nën kujdesin e vetë FIA!

Me porosi direkte të Presidentit të FIA, Z.Jean Todt, sot u zhvillua takimi zyrtar prezantues mes DPSHTRR dhe përfaqësuesve të FIA: Z. Adam Baker, Z. Stuart Robertson, Z. Paul Rea, Z. Tim Malyon, Z. Guido Gaetani d’Aragona. Në takim merrnin pjesë edhe Presidenti i Automobile Club Albania – ACA, Z. Niko Leka dhe SP i ACA Z. Eridon Lameborshi, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Gledian Llatja dhe Shefja e Urbanistikës e Bashkisë Elbasan Znj. Alba Canaj, takim që u ndoq edhe nga Deputeti i Qarkut të Elbasanit, Z. Taulant Balla!

AUTO MOTO PARK , një hap historik për automotorizimin shqiptar dhe aktivitetet automobilistike, si dhe për promovimin e kulturës së motorsportit!

Cirkuiti i parë shqiptar me pistë ~5 km dhe një sipërfaqe prej 500,000+ m2 në qytetin e Elbasanitsipas standardeve të FIA, FIM dhe CIK! Edhe si qendër eventesh indoor dhe outdoor, muze e atelier RETRO, drag strip me gjatësi 1.2 km në kushte sigurie, autodrom dhe kartodrom i parë i homologuar, akademi motosporti dhe akademi edukimi mbi sigurinë rrugore, poligone profesionale testimi, pistë offroad, helipad dhe zonë sportive mjetesh ajrore ultra të lehta!

Investimi përfshin edhe kompleksin e ri të DRSHTRR Elbasan me Qendrën e re të Kontrollit Teknik (kolaudimi), dedikuar shërbimeve të transportit rrugor!

Projekti do të financohet nga fondet e DPSHTRR-MIE në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit dhe me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare!”-thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  I kërkuari në Shqipëri për drogë arrestohet në Itali

LEXO EDHE:  Dekonspiroi aksionin e policisë?/ Ja sa vite burg  rrezikon Basha 

LEXO TE PLOTE