LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha i përgjigjet Kryeministrit/Shqiptarët kanë marrë vendimin, Shqipëria më mirë pa Edi Ramën

2 Gusht 2016, 14:32, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë në rrjetet sociale nga Kryeministri Edi Rama.

Basha thekson se mandati para se të jetë afat është kontratë, duke iu përgjigjur në këtë mënyrë Kreut të Qeverisë, sipas të cilit qevreia ka një mandat 4 vjeçar për të qeverisur.

?Nuk i del që nuk i del zija e konsensusit. Nuk dëgjon, nuk sheh, nuk lexon, e ka humbur fare.

I kujtoj se mandati është kontratë para se të jetë afat.

Mandati i tij ka mbaruar me kohë në malet dhe fushat e mbushura me drogë si kurrë ndonjëherë, me vjedhjet kriminale dhe çnjerëzore, me koncesionet dhe tenderat korruptivë, me varfërinë dhe papunësinë masive kur kishte premtuar 300 mijë vende pune, me investime zero, me rritje rrogash e pensionesh zero, me taksat e larta, me krimin në pushtet dhe pushtetin e bërë njësh me krimin, me pasigurinë e frikshme e të tjera rekorde të zeza që shqiptarët i vuajnë në kurriz.

Mandati të ka sosur që ditën kur kalove lumin me votën e atyre që të besuan dhe u ktheve bërrylin.

Me ndeshje të trukuara nuk ecet dot gjatë. Njerëzit e kanë marrë vendimin, mezi presin ta shpallin. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën?, tha Basha. /citynews/

Lajmet e fundit nga