LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

8 të arrestuar në 24 orë, 3 prej tyre akuohen për vjedhje energjie

2 Gusht 2016, 07:55, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës përgjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 8 persona për vepra të ndryshme penale. Ajo që bie në sy në komunikatën zyrtare të Policisë së Tiranës është se janë rikthyer arrestimet në lidhje me veprën penale të vjedhjes së energjisë.

Kështu nga 8 persona të arrestuar, 3 akuzohen për vjedhje energjie, dy për drejtim mjetesh në gjendje të dehur, po kaq për vjedhje dhe 1 person për ushtrim dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Deklarata e plotë e Policisë së Tiranës

U kap shtetasi në kërkim Maringlen Xhafa, 36 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Fallsifikimi i vulave, stampave apo formularëve”, parashikuar nga Neni 190/1 i Kodit Penal.

U kap shtetasi në kërkim Etmont Lamce, 41 vjeç, banues në Tiranë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”, parashikuar nga Neni 137/1 i Kodit Penal.

U kap shtetasi në kërkim Kadri Xhambazi, 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje të energjisë elektrike”, parashikuar nga Neni 137/1 i Kodit Penal.

U kap shtetasi në kërkim Indrit Doçi, 22 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Mosbindje ndaj urdhërit të punojësit të policisë së rendit publik” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”, parashikuar nga Nenet 242 dhe 280 të Kodit Penal si dhe me 2 muaj burgim për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

U kap shtetasi në kërkim FadilAbedin Rushani, 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish bashkëjetueses E. M., 27 vjeçe. Parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

U arrestua shtetësja Enxhi Selmanaj, 20 vjeçe, banuese në Tiranë, sepse në Bulevardin “Gjergj Fishta”, në një dyqan veshjesh, u kap duke vjedhur disa artikuj. Parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

U arrestua shtetasi Halil B., 54 vjeç, banues në Tiranë, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike. Parashikuar nga Neni 137/1 i Kodit Penal.

U arrestua shtetasi Elis C., 36 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Ismail Qemali”, u konstatua duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Mini”. Parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal. /citynews/

Lajmet e fundit nga