LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet fiksimi më i ri i kryeministrit të vendit /Edi Rama shkrime dhe komente anonime

1 Gusht 2016, 09:17, Aktualitet CNA

Kreu i qeverisë së fundi mësohet se jo vetëm mban nën kontrroll mediat, por edhe shkruan komente të ndryshme me emrat e editorëve apo personave që ai përdor si vegla mediatike.

Rama njihet si një njëri që shkruan komente dhe analiza të forta politike, por pozicioni në krye të qeverisë e ka detyruar që këto ti bëjë nëpërmjet emave të tjerë ose të shkruaje me emra anonime.

Kreu i qeverisë përdor këtë stil në media për të sulmuar kundërshtarët politike, por se fundi ky stil duket se po përdoret kundër Ilir Metës dhe dy ditë më parë edhe kundër ish-presidentit Rexhep Meidani.

Rama ka gjetur një zgjidhje të qartë për të dhënë mesazhet e tij të sulmit ndaj rivalëve. Ai nuk ju beson më editorëve dhe gazetarëve që përdoren nga Endri Fuga, tashmë shkrimet i bën vetë dhe ato çohen në forma editorialeshdhe përdoren si aperture për mediat e shtypit të shkruar të cilat janë vendosur në rrjesht në shërbim të qeverisë.

Komente të ndryshme ju çohen funksionarëve në PS të cilët i hedhin në formën e statuseve në rrjetet sociale.

Jashtë kësaj skeme nuk qëndrojnë edhe televizionet kryesore në vend që në mjaft raste marin lajme dhe informacione të përgatitura më parë në zyrën e kryeministrit të vendit./citynews

Lajmet e fundit nga