LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qeveria teknike/Rexhep Meidani kandidati për kryeministër, emri që tremb Edi Ramën

1 Gusht 2016, 08:30, Aktualitet CNA

Profesor Rexhep Meidani duket të jetë emri më i ri si kandidati i mundshëm për të marë postin e kryeministrit të vendit në muajin shtator. Meidani pritet të ketë mbështetjen e një shumice të re parlamentare e cila ka qëllim largimin nga posti kryeministrit të Edi Ramës dhe  ndërtimin e një qeveri teknike deri në zgjedhjet e ardhshme, i thanë burime zyrtare citynews.al.

Meidani është ish-President i Republikës, ish-Sekretar i Përgjithshëm i PS-së në kohët e saj më të vështira. Pas largimit nga posti i Presidentit, ai ka qenë një figurë që ka mbajtur qëndrime të forta politike, kryesisht nëpërmjet mediave. Disa vite më parë ai garoi edhe për postin e kreut të Partisë Socialiste. Detyrat e rëndësishme që ka mbajtur, por edhe profili i tij politik e bëjnë Meidanin, një kandidat të pranueshëm për PD-në dhe LSI-në, që duket se janë në ditët e tyre të mjaltit.

Rexhep Meidani, mund të jetë njeriu që siguron jo pak vota brenda grupit parlamentar të PS-së, në rast të një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë, parashikuar nga neni 105 i Kushtetutës, që kërkon kryeministër aleternativ gjate mocionit.

Votat e të pakënaqurve brenda kampit socialist, votat e grupit të Blushit ku mund të bashkohen Arta Dade, Namik Dokle, por edhe emra të tjerë që janë kritikë ne heshtje me Edi Ramën, por edhe që shohin se nuk do jenë më në listat e kandidatëve për deputete. Votat e PD-së, LSI-së, disa partive të vogla, por edhe ndonjë deputeti të kontrrolluar nga Koco Kokëdhima, mund të cojnë në rrëzimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie teknike të drejtuar nga Rexhep Mejdani. Ky i fundit njihet si një person kritik ndaj mënyrës si qeveris Rama, por qartazi është një figurë me reputacion të madh tek socialistët, cka mund t?i sigurojë mjaft vota të tjera brenda grupit parlamentar të PS-së.

Meidani është njeriu që po tremb këto ditë të nxehta vere kryeministrin në detyrë, i cili së fundi ka nxituar të sulmojë ish-presidentin e vendit dhe një nga ikonat e Partisë Socialiste. /citynews

Lajmet e fundit nga