LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD i përgjigjet Ahmetajt/Buxheti i rishikuar, zero rritje për pagat, ul me 10 % pagesën e papunësisë

1 Gusht 2016, 13:45, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka reaguar ndaj ministrit të Financave Arben Ahmetaj, në lidhje me sqarimin që ai bëri për Aktin Normativ të Qeverisë mbi rishikimin e buxhetit të shtetit.

Sipas PD-së, ekonomisti me diplomë anglishteje po justifikon zullumin e bërë. PD thekson se buxheti i rishikuar parashikon zero rritje për pagat, zero rritje për fondet për ndihmën ekonomike, ule me 10 % pagesën për fondet e papunësisë etj.

Reagimi i plotë i PD

Tani qe plasen ne shesh te vertetat e buxhetit te ndryshuar ne fshehtesi, hajdutce, Edi Rama ka nxjerre te justifikoje zullumin nje “ekonomist” me diplome si mesues anglishteje, qe eshte majmur me leket e popullit. Ky i fundit ndoshta fut tek shifrat e punesimit edhe 100 mije shqiptaret qe kane kerkuar azil ne BE apo 200 mije qe kane aplikuar per Green Card ne SHBA.

Zbrite nga carteri sekserin tend te shohe mijera familje qe i ke hequr nga ndihma ekonomike e sot vuajne per buken e gojes nderkohe qe parate kane shkuar ne tendera lluksi te miqte e bashkepunetoret e tu.

Ja shifrat e buxhetit te rishikuar ne fshehtesi:

BUXHETI I RISHIKUAR 2016:

? Zero rritje per pagat, vazhdojne te jene te ngrira, duke dobësuar edhe më shumë fuqinë blerëse.

? Nuk rrit pensionet, indeksimi eshte poshtë detyrimit ligjor sepse inflacioni 2015 rezultoi ne masen 1.9%, ndërsa indeksimi vetem ne masen 1.6%, duke dobësuar edhe më tej fuqine blerese.

? Zero rritje fondet per ndihmen ekonomike, me zero perfitim per familjet nevojtare.

? Ul me 10% fondet per pagesen e papunesise, ndonese papunesia eshte me e larte sesa ajo e para 2-3 viteve.

? Zero rritje fondet per kompensimin e ish te perndjekurve politike.

? Ul me 34 milione leke investimet ne “arsimin baze” (-2.5%).

? Ul me 199 milione leke investimet ne “arsimin e larte” (-28%)

? Ul me 108 milione leke investimet ne “kujdesin paresor” (-35%).

? Ul me 140 milione leke investimet ne “sherbimin kombetar te urgjences” (-47%).

? Ul me 62 milione leke investimet ne “arsimin profesional” (-11.7%).

? Ul me 88 milione leke investimet ne “sistemin e burgjeve” (-9.1).

? Ul me 2.15 miliarde leke fondet e Fondit Shqiptar te Zhvillimit, (- 28.3%).

? Rrit me 68 punonjes te aparatit te Kryeministrise.

? Rrit borxhin publik per vitin 2016 me 1.3 miliarde leke (3.8%). /citynews/

Lajmet e fundit nga