Connect with Us

Një studim i gjerë lidh depresionin me gjenetikën

Shëndeti

Një studim i gjerë lidh depresionin me gjenetikën

Publikuar

-

Një studim i gjerë konfirmon influencën e gjeneve mbi rreziqet për depresion tek personat me origjinë evropiane, një hap i rëndësishëm për të kuptuar më mirë përbërjen biologjike të kësaj sëmundje dhe për të ndihmuar në zhvillimin e trajtimeve të reja.

Nëse e dime se depresioni nuk limitohet vetëm tek aspektet psikologjike dhe se mund të prekë edhe krejt familjen, shumica e studimeve të mëparshme nuk kanë arritur të identifikojnë ndryshimet gjenetike që influencojnë mbi rrezikun e depresionit, në veçanti tek presonat me prejardhje evropiane.

Realizuar nga studiues amerikane, ky studim i ri, i publikuar sot në revistën e specializuar në këtë sektor, “Nature Genetics”, ka identifikuar 17 variacione gjenetike me rrezik potencial, të ndara në 15 rajone të një gjenomi.

LEXO EDHE:  Një studim i ri thotë se nëse harron shpesh do të thotë që je inteligjent

“Ky studim përshkruan grupimet e para gjenetike të rëndësishme që përbëjnë rezik për probleme depresive të konsiderueshme tek individët me origjinë evropiane”, thekson revista.

Studim, i quajtur “pangjenomik”, përfshin më shumë se 121 000 persona që kanë deklaruar se janë diagnostikuar nga depresioni ose janë trajtuar për këtë sëmundje, si dhe janë të përfshirë edhe 338 000 persona që nuk kanë pasur probleme të mëparshme depresioni.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Zgjerohet fasha e vaksinimit/ Mbërrijnë të tjera doza Pfizer në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Zgjerohet fasha e vaksinimit/ Mbërrijnë të tjera doza Pfizer në Shqipëri

Kanë mbërritur në aeroportin Nënë Tereza të tjera doza vaksinash Pfizer.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i  cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se janë 11.70 doza që kanë ardhur, duke e çuar në mbi 1 milion sasinë totale të vaksinave anti Covid në vendin tonë.

Aeroporti “Nënë Tereza” – Kanë mbërritur sërish edhe 11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,079,650 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani.

Me zgjerimin e fashës së vaksinimit për qytetarët +50 vjeç, vijojmë pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit dhe nuk do të ndalemi, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Udhëtimi drejt Greqisë/ Ambasadorja shqiptare jep njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja shqiptare në Greqi Luela Hajdaraga ka folur për masat anti covid-19 dhe kushtet që duhen për të udhëtuar në vendin fshqinjë.

Në një intervistë për “Radari Informativ” ajo u shpreh se deri tani me lehtësimin e masave për hyrjet nga Shqipëria situata paraqitet e qetë.

Përsa i përket kushteve të cilat duhen të plotësohen për të kaluar në Greqi  Hajdaraga theksoi se janë paisja me formularin PFL, certifikatë vaksinimi dhe test negativ.

Duke filluar nga data 19 qershor Greqia ka hequr kufizimet për hyrjet nga Shqipëria. Deri tani situata në kufi paraqitet e qetë. Të gjithë shtetasit shqiptarë që duhet të udhëtojnë drejt Greqisë duhet të jenë të pajisur me formularin PLF të vlefshëm, që mund ta gjejnë më faqen travel.gov.gr.

Gjithashtu duhet të kenë vetëm një nga këto dokumente, certifikatë vaksinimi, test PCR negativ brenda 72 orësh, test Rapid negativ brenda 48 orësh ose certifikatë të diagnozës pozitive të Covid-19 nga dy deri në 9 muaj. Theksoj se këto masa janë për kufijtë tokësore. Pra Kakavija lejon deri në 1500 hyrje në ditë, Qafë Bota deri në 250 hyrje, Kapshtica deri në 400 hyrje vetëm për punonjësit sezonal”, u shpreh Hajdaraga.

LEXO EDHE:  Zbulim i ri/ Oksigjeni në Tokë që prej lashtësisë

LEXO EDHE:  Studimi/ Gratë që kanë shumë këpucë janë të pasigurta

Gjithashtu ajo u shpreh se pas datën 1 Korrik do të ketë masa të reja më lehtësuese për shtetasit shqiptarë.

Pas datës 1 korrik besoj do të kemi rregulla të reja më lehtësuese për shtetasit shqiptarë. Gjithashtu duke filluar nga 22 qershori do të fillojnë fluturimet direkte 2 herë në javë nga Tirana në Kretë, gjithashtu do të kemi edhe fluturime të përditshme Tiranë-Athinë”, sqaroi Hajdaraga./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Situata nga Covid-19/ Brataj: Masat nuk do të hiqen dot 100%

Publikuar

-

Nga

Situata nga Covid-19/ Brataj: Masat nuk do të hiqen dot 100%

Situata nga Covid-19 çdo ditë e më shumë po lehtësohet duke rënë numri i të infektuarëve. Por shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është shprehur se edhe pse gjendja po përmirësohet masat anti covid nuk mund të hiqen dot 100%.

I ftuar në “Radari Informativ”, ai theksoi se situata po analizohet nga Komiteti çdo 15 ditë. Brataj theksoi se vigjilenca nuk duhet ulur sidomos nga dominimi i variantit Delta në botë.

“Kemi hequr tamponin se një person që niset me pushime nuk niset i sëmurë. Ka rregulla nga vendet që do të kthehen. Ky virus është shfaqur në Itali… ne çdo 15 ditë po lirojmë masat. Dy vjet para pandemisë ndërpritej muzika pas orës 24.00. Është e papranueshme, nuk mund t’i heqim të gjitha masat kur virusi është ende prezent. Te njerëzit pa shenja dhe simptoma, përqindja e negativ është e lartë, në tamponët që u bënë përqindja ishte e lartë. Dilnin negativë dhe pas disa ditësh sëmureshin”, u shpreh Brataj.

LEXO EDHE:  Studimi: Partnerë në të njëjtin profesion?! Jetë monotone
LEXO EDHE:  Studimi: Fjetja pranë dikujt që gërhet mund t’iu shkaktojë probleme serioze shëndetësore

Ai foli për variantin e ri të Covid, atë indian, ku u shpreh se e gjithë bota është e rrezikuar nga ky variant i virusit ndërsa nuk e fshehu shqetësimin se mos ndoshta vjeshta na pret me rritje të rasteve me këtë mutacion të virusit.

Shoh gjithë botën të rrezikuar. Vera krijon serbatorë të rinj të infektuarit me një variant të ri. Analiza e mirfilltë është diçka tjetër. Realiteti është i lidhur me interpretimin epidemiologjik të situatës. Në qoftë se shtatë vetë shtrohen në spital duhet të ketë të paktën 140 të infektuar. Njerëzit nuk kërkojnë më tampon. Ata që sëmurën i shkojnë spitalit kur s’kanë nga t’ia mbajnë më. Problemi është çfarë po ndodh rreth nesh? Varianiti indian po merr gjysmën e botës. Po na afrohet nga Rusia, Indonezia. Portugalia ka shumë raste, Anglia”, shtoi Brataj./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE