LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kasat dhe kuponët tatimorë/Nis fushata e Tatimeve në bizneset në zonat bregdetare

1 Gusht 2016, 07:21, Aktualitet CNA

Tatimorët pritet të nisin sot  fushatën e kontrollit ndaj bizneseve, kryesisht në zonat bregdetare, për kasat fiskale dhe lëshimin e kuponave tatimorë.

Fushata e kontrolleve sikundër është deklaruar do të ketë si synim sensibilizimin e bizneseve dhe jo gjobitjen e tyre, megjithëse në rastet me shkelje flagrante nuk do të ketë tolerime.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj rreth 3 javë më parë tha se kontrollet nuk do të jenë represive dhe nuk do të synojnë gjobitjen e biznesit, por sensibilizimin e tij për vënien në punë të kasës dhe lëshimin e kuponit.

Ministri i Financave ka bërë të ditur gjithashtu se drafti që lehtëson procedurat për biznesin pritet të miratohet nga Parlamenti në shtator me sesionin e ri, sëbashku me rishikimet që do t?i bëhen buxhetit të këtij viti. /citynews/

Lajmet e fundit nga