LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/Vendet në Rajon që duhet t’i vizitoni gjatë verës

1 Gusht 2016, 08:41, Aktualitet CNA

Gadishulli i Ballkanit përfshin një pjesë të mirë të Evropës dhe është një nga vendbanimet më të vjetra në kontinent. Aty ndodhen qytete të shumta historike dhe mrekulli natyrore. Nga malet në plazhet e pacënuar, nga ndërtesat e lashta në resortet luksozë, me pak fjalë aty ka diçka për shijen e të gjithëve, shkruan TO.

Manastiri Rila, Bullgari

I ndodhur në malet Rila, manastiri ortodoks u themelua në shekullin e 10-të. Ai është një nga vendet më të njohura në vend, duke tërhequr rreth 1 milion turistë në vit.

Blagaj, Bosnjë dhe Hercegovinë

Blagaj një manastir i ndërtuar në shekullin e 17-të është mjaft i njohur dhe i famshëm. Vendi gjithashtu ka  një natyrë të bukur, gjallesa të llojeve të ndryshme dhe pamje të mrekullueshme.

Shën Sofia, Stamboll, Turqi

Fillimisht e ndërtuar në vitin 360 si kishë ortodokse greke, më vonë shërbeu si xhami, tani është një muze dhe pikë referimi e famshme në qytet. Shën Sofia ka rëndësi kulturore, historike dhe arkitektonike.

Dubrovnik, Kroaci

Përveç të qenit një nga destinacionet turistike më të njohura në Mesdhe, Dubrovnik është i mbrojtur edhe nga UNESCO.

Liqeni Bled, Slloveni

Liqeni Bled është një perlë e vërtetë në Alpet Julian dhe një nga destinacionet turistike më të preferuara dhe më të njohura në vend. Jo vetëm liqeni është i bukur, ka një kishë në ishullin Bled të ndërtuar në shekullin e 17-të.

Shën Stefani, Budva, Mali i Zi

Ai ndodhet në bregdetin e bukur të Adriatikut. Shën Stefani ka plazhe me rërë ngjyrë rozë të lehtë, ujë të pastër kristal dhe fshatra historikë.

Parku kombëtar i Liqenit Plitvice, Kroaci

Një nga parqet më të famshëm në të gjithë Evropën përmban liqene mahnitëse, ujëvara, shpella dhe male./citynews/

Lajmet e fundit nga