LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot/Zbuloni sekretet e këtij vendi kaq të bukur

1 Gusht 2016, 14:58, Aktualitet CNA

?Ky udhëtim për tu mbajtur mend në pjesën më pak të vizituar të Ballkanit, ju lejon të zbuloni shumë për Shqipërinë, një vend me bukuri mahnitëse, në të cilin duken ende gjurmët e periudhës komuniste.

Këtu, ne do të vizitojmë tre site të trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO. Të ftuarit special në këtë tur do të jenë John Stapleton dhe Lynn Faulds Wood, dy gazetarë dhe prezantues televizivë, fitues të cmimeve award britanike.

Me një vijë bregdetare adriatike shumë të gjatë, Shqipëria është një nga vendet më të bukura në Evropë, por gjithsesi  një ndër më pak të vizituarit.

E shkuara e tij komuniste e mbështjellë ende me mister, tashmë po tërheq vizitorë nga anembanë botës. Shumica e turistëve që vijnë këtu janë nga Lindja e Largët dhe SHBA?, thuhet në artikullin  e The Telegraph.

? Në Shqipëri ju do të keni mundësi të vizitoni qytetin e vjetër të Beratit, kështjellën e tij si dhe muzeun e Onufrit. Ai renditet si një ndër pasuritë e mbrojtura nga UNESCO. E njëjta gjë vlen dhe për parkun arkeologjik të Butrintit.

Përveç pasurive që mbrohen nga UNESCO, këtu do të keni mundësi të vizitoni dhe Durrësin, Shkodrën, Krujën dhe Elbasanin me gjithë sitet e tyre historike. Pas amfiteatrit Pula në Kroaci, amfiteatri i dytë romak më i madh në Ballkan është ai i Durrësit.

Gjithashtu përgjatë vijës bregdetare mund të shohim Vlorë, Sarandën si dhe parkun kombëtar të Llogarasë?, përfundon artikullin për Shqipërinë, The Telegraph.

 

Lajmet e fundit nga