Connect with Us

Foto/Blindohet Franca, plazh në shoqërinë e ushtarëve të armatosur

Aktualitet

Foto/Blindohet Franca, plazh në shoqërinë e ushtarëve të armatosur

Publikuar

-

Fotot e publikuara nga “Daily Mail” dhe të tjera media botërore tregojnë qartë situatën se çfarë po ndodh në Francë.

Turistë vendas e të huaj që pushojnë mes frikës. Autoritetet franceze kanë rritur masat pas paralajmërimeve se grupi terrorist i Shtetit Islamik do të kryejë sulme gjatë verës në Francë dhe vende të tjera evropiane.

LEXO EDHE:  Foto-Ushtria zbret në terren e armatosur/ Zhupa: Me kë jemi në luftë se nuk po e kuptoj dot?

Pak ditë më parë, kryebashkiaku i Kanës nxorri urdhër që pushuesit mos merrnin me vete në plazh çanta të mëdha.

Sulmet e përgjakshme terroriste kanë goditur Francën gjatë dy viteve të fundit duke shkaktuar qindra të vdekur.

Por edhe pak javë më parë, shteti francez u përball me të tjera sulme terroriste. /citynews/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Marrëveshja Rama-Basha nuk do prishet”/ Spahiu: Ndërkombëtarët po luajnë me dy porta

Publikuar

-

Nga

“Marrëveshja Rama-Basha nuk do prishet”/ Spahiu: Ndërkombëtarët po luajnë me dy porta

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, tha se kryeministri Edi Rama po teston ndërkombëtarët me marrëveshjen e 5 qershorit.

Spahiu deklaroi se marrëveshja nuk do të prishet, ndërsa pretendon se ndërkombëtarët po luajnë me dy porta.

“Rama po teston faktorin ndërkombëtar, mendoj që ai do avancojë dhe do i bëjë ndryshimet kushtetuese, po i thanë ata ndal do ndalë dhe ai. Mendoj që ndërkombëtarët po luajnë me dy porta. Unë nuk mendoj që po prishet marrëveshja.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/Mbi zgjedhjet presidenciale në Francë

LEXO EDHE:  Vasili “sfidon” Ramën/ A do ta shkrish Kryeministrinë si ALUIZNI në Berat?

E papranueshme për mua është loja e dyfishtë e ndërkombëtarëve, sepse thonë nuk mbështesim pazaret pas kuintave pastaj thonë votoni marrëveshjen e 5 qershorit, dhe kjo nuk është e moralshme sepse është një marrëveshje që nuk ndryshon asgjë”, u shpreh ai në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Eksperti amerikan: Rihapja e parakohshme shkaktoi rritje të infektimeve

Publikuar

-

Nga

Eksperti amerikan: Rihapja e parakohshme shkaktoi rritje të infektimeve

Eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci thotë se shtimi i ritmeve të përhapjes së koronavirusit ditët e fundit në SHBA është rezultat i faktit se Shtetet e Bashkuara nuk e mbyllën plotësisht aktivitetin për të ndalur avancimin e sëmundjes.

“Nuk realizuam një mbyllje të plotë dhe për këtë arsye shohim rritje,” tha të hënën drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjike në një intervistë me Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Stanford.

“Ritmet kishin filluar të binin, realizuam një sheshim të kurbës me shifra gjithsesi shumë të larta prej rreth 20 mijë infektimesh të reja në ditë. Pastaj filloi rihapja dhe tani po shohim shtim të rasteve, në Kaliforni, në Arizona, në Teksas e Florida si dhe shtete të tjera,” tha Dr. Fauci.

LEXO EDHE:  Refugjatët në Kanalin e La Manshit/ Franca merr masa të rrepta

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/Mbi zgjedhjet presidenciale në Francë

Eksperti u shpreh gjithashtu me “optimizëm të matur” se brenda vitit do të ketë të paktën një vaksinë kundër koronavirusit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hapja e PD-së/ Duma: 20% e kandidatëve të listave do jenë emra të rinj

Publikuar

-

Nga

Hapja e PD-së/ Duma: 20% e kandidatëve të listave do jenë emra të rinj

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka folur mbrëmjen e sotme për hapjen e partisë ku bën pjesë.

Duma deklaroi pak më parë se 20% e kandidatëve që do të mbushin listat e PD-së do të jenë emra të rinj, ndërsa pjesa tjetër, ose e thënë ndryshe 80%, do të jenë anëtarët aktualë në këtë parti.

“Ky është maksimizim, jo hapje, kush ka qenë demokrat është demokrat. Sikur një miligram të jetë me ikjen e Edi Ramës jemi në një front. Po tentojmë t’i afrohemi procedurës të asaj që është lista e hapur. Lista do kalojë në një filtër për të parë nëse kanë të shkuar kriminale apo janë marrë me korrupsion, më pas do të kalohet në një filtër të dytë. Kjo do të vazhdojë deri më 25 korrik dhe më pas do të mbyllet. 20% e kandidatëve të listave do të përfaqësojnë hapjen e partisë”, theksoi demokratja në Report Tv./ CNA.al

LEXO TE PLOTE