Connect with Us

Bregu: Ardhja e PD në pushtet me alternativë serioze, jo duke shpresuar në ndarjen Rama-Meta

Aktualitet

Bregu: Ardhja e PD në pushtet me alternativë serioze, jo duke shpresuar në ndarjen Rama-Meta

Publikuar

-

Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka reaguar përmes një komenti në rrjetet sociale mbi përfshirjen e emrit të saj në skenarët e shpëtimit të Qeverisë Rama, duke e mbështetur në Kuvend.

Bregu shprehet se nuk e di nëse kjo është një fantazi vere, apo janë diversione të sponsorizuara nga partnerët e çiftit të palumtur Rama-Meta.

Reagimi i plotë i deputetes Majlinda Bregu

Dy fjale atyre qe lexojne portalet mediatike ku perflitem si pjese e nje skenari “shpetimi”te qeverise Rama1 permes nje qeverie Rama2 , (perballe kercenimit te supozuar nga nje manover MetaX ne bashkepunim te supozuar nuk e di se me ke, ne partine ku une bej pjese!)…

Nuk e di a eshte nje fantazi vere per arsye te vapes dhe thatesires se lajmeve, apo eshte nje diversion i sponsorizuar nga njeri prej dy partnereve te ciftit te palumtur, pra Rama ose Meta.

Ajo qe di une, eshte qe s’jam marre asnje minute me hallet e ciftit dhe te partive respektive. Nuk kam patur asnje dite piken e deshires per te qare hallet e palumturise se lidhjes se tyre.
Nga ana tjeter kam qene e qarte ne cdo deklarim qysh prej “kurorezimit ” te lidhjes se ciftit Rama-Meta, qe jane per njeri tjetrin, sic thote populli ne raste martesash jo fatlume: dy gjarperinj ne nje jastek!

Me kane dale dhe tepruar hallet partise time qe duhet te binde njerezit se nuk jane krejt pa shprese.
Ndarja mes Konfliktualit dhe Konsensualit nuk mund te jete per asnje moment shpresa e PD per t’ u rikthyer ne qeveri.
Rikthimi i PD ne pushtet me alternative qeverisjeje serioze, eshte i vetmi hall qe me shqeteson.

LEXO EDHE:  Ilir Meta shet Adriatik Llallën, por si del e keqja me Donald Lu

Sidoqofte, per sa me takon eshte e sigurte se:

Nese do kete nje qeveri Rama2, une NUK do te jem pjese e saj dhe nese do kete nje makinacion MetaX une NUK do te behem pjese e tij!

Keshtu qe kush ka fantazuar rreth meje ne vorbullen e halleve te çiftit te palumtur, le te kerkoje gjetke lajme verore.

Ndersa ne qofte diversion, keqardhje per autoret dhe shperndaresit e “informacionit”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndërtimi i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme/ Manastirliu publikon pamjet

Publikuar

-

Nga

Ndërtimi i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme/ Manastirliu publikon pamjet

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një video në rrjetet sociale ka bërë me dije se po vijon puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të sëmundjeve të Brendshme.

Ajo thekson se ky shtë investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend.

“Vijon pa u ndalur puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në #QSUT, investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend”, ka shkruar Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar me 5 vite burg/ Arrestohet në Tiranë shtetasi italian

Publikuar

-

Nga

Po transportonin drogë për në Korçë/ Arrestohen dy "të fortët" nga Fieri

Vijon puna nga strukturat policore, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili dyshohej se fshihej në Tiranë, Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, në Tiranë, Fast Albania kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin italian Luigi Colosso, banues në Cosenza, Itali, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali.

Gjykata e Apelit në Trieste, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Vasilit/ Paralajmëron fakte të tjera korruptive për Unazën e re

LEXO EDHE:  KQZ rrezon PD per perseritje te zgjedhjeve ne Kurbin

Ky shtetas dyshohet se në Tavagnacco, Itali, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në cilësinë e administratorit të shoqërie sh.p.k, ka deklaruar falimentimin duke keqpërdorur dhe fshehur shuma të mëdha në euro.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, po vijon proceduarat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Të gjitha hijet e Agron Shehajt

Publikuar

-

Nga

Agron Shehaj, është një personazh i futur në politikë nga bota e biznesit. Një histori suksesi,  e quajti Lulzim Basha në 2017 dhe deklaroi, se ai ishte ndryshe.

Në fakt, sot pas 4 vitesh në politikë po shihet si rival i Bashës, megjithëse në garë me Lulin nuk do merrte as votën e tij, se Luli e ka zakon që voton e numëron vetë.

Por, le të shohim pak këtë personazh që hyri si qesharak në parlament dhe me zërin e tij  me bass të djegur kërkon të performojë lart në politikë.

U fut nga penxherja, siç thotë populli në politikë. Asnjë ditë kontribut në PD, thjesht dhe vetëm, sepse pranoi të financonte fushatën e Lulzim Bashës, mori mandatin si i pari i qarkut të Vlorës.

Në atë kohë pati akuza për shuma nga 500 në 700 mijë USD, por këto si gjithmonë ngelën në kuadër të përplasjeve politike brenda llojit.

Agron Shehaj shkoi në parlament ku gajasi të madh e të vogël me gafat dhe budadallëqet që artikulonte.

Më pas ai u përdor nga Basha në një denoncim të dyshimtë siç ishte ai i Unazës së madhe në Tiranë.

I dyshimtë, sepse denoncimi i Agronit erdhi pasi mesazherë të ndryshëm të Lulit shkuan në institucione dhe subjekte duke kërkuar pjesën e tyre. Pra, një histori gjobvënie që u pasua nga një denoncim, i cili thjesht i dha një dorë reklamë Shehajt, për ndershmëri si deputet me integritet.

Në fakt Agron Shehaj me kandidimin e tij në Vlorë vulosi dështimin më të madh elektoral të PD në histori në këtë qark. Shehaj mori vetëm 3 mandate dhe 20% të totalit të votave.

LEXO EDHE:  Po ra Ilir Meta, rrëzohet Rama

LEXO EDHE:  Zgjidhja për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur në Europë/ Rama lexon CNA

Në 4 vite deputet nuk u shfaq asnjëherë në krah të strukturave apo të organizonte ringritjen e opozitës, ishte thjesht një turist që askush nuk e merrte seriozisht në PD-në e VLorës, sepse nuk e konsideronin si përfaqësues të tyre, por thjesht një deputet me mandat “të blerë”.

Pasi regjistroi një rezultat katastrofik në Vlorë Lulzim Basha e solli në Tiranë. Zëvendësimi u bë me Bujar Leskajn. Ky i fundit nuk kishte paratë e Agron Shehajt, por e rriti me 50% rezultatin duke shkuar në gati 33% dhe duke siguruar 4 mandate deputetësh.

Pra, duke treguar qartazi se Shehaj kishte dështuar dhe nuk kishte punuar.

Në Tiranë, së fundmi me mundësitë e mëdha financiare tentoi të ngrinte një imazh tjetër, por sa peshë do ketë në kryeqytet një vlonjat, që nuk ka kurajo të rikandidojë në Vlorë?

Ai ishte i gjashti në listë të sigurtë dhe falë shpenzimeve marramendëse mundi të siguronte shumë vota personale, kjo edhe me tentativën dhe imazhin e një politikani qytetar, që në fakt fasada shpesh gënjen.

Hijet politike dhe dështimet e Shehajt nuk mbulohen dot me call center, apo komentet në rrjetet sociale që ai i përdor për imazhin e tij. Një vendim i disa viteve më parë nga Autoriteti i Konkurencës, ku ka firmosur i pari i listës së Shkodrës, Helidon Bushati, tregon jo pak nga hijet e Agron Shehajt. (Lexo këtu)

Le të ndalemi këtu si hyrje me hijet e Agron Shehajt, për t’u thelluar më tej në vijim me këtë personazh me imazhin e ngritur lart, që në fakt politikisht dhe hijet e tij e çojnë përtokë./CNA.al


LEXO TE PLOTE