LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti në Gjirokastër/ Policia arreston drejtuesin e mjetit

1 Gusht 2016, 07:27, Aktualitet CNA

Policia bëri të ditur se ka arrestuar shtetasin Engjëllush Xhoshin për aksidentin e ndodhur dje në Gjirokastër, ku humbi jetën gruaja e tij, ndërsa vajza ndodhet në gjendje jo të mire shëndetësore.

Automjeti tip ?Renault?, me targa AA029DM, me drejtues E. Xhoxhaj, ku udhëtonin pjesëtarë të familjes Xhoxhaj, është përplasur me murin rrethues të një lokali në fshatin Sofratikë, pranë aksit nacional Gjirokastër­-Kakavijë.

Si pasojë ka humbur jetën T. Xhoxhaj, 45 vjeçe, nga qyteti i Vlorës, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore e bija e saj, S. Xhoxhaj, 17 vjeçe.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje udhëtarët e mjetit, familjarë të 45­-vjeçares. /citynews/

Lajmet e fundit nga