LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Siguria e vendit/ Berisha: Kjo quhet shpartallinë!

31 Korrik 2016, 18:54, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka reaguar ashper për sigurinë e vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Shqipëria ngjan me një shpartallinë të vërtetë. Ai ka përmendur rastet e fundit të plagosjes në burgun e Vaqarrit, aksidentin në spital dhe ngjarjen e stome në Sarandë. Sipas tij, siguria e ulët e vendit është sepse sundon krimi e jo ligji. Ai thksin se krimi është i lidhur me kryeministrin Edi Rama.

?Te dashur miq, Shqiperia ngjan me nje shpartalline te vertet, ku terroriste te euros futen diten per diell ne territorin, si rregull me te mbrojtur me te sigurt te vendit, dhe per llogari te Edvinit plaçkisin 21 milione euro, ku zjarrevenes dhe vrases djegin te gjalle njerez ne spitale dhe burgje sikur te ishin miza apo qellojne me snajper ne dhomat e ajrimit te burgjeve. Kjo veten e vetem sepse vendin e sundon jo ligji por krimi dhe vetem krimi i lidhur me njemije e nje fije me kreun e meduzes Edvin Kristaq Rama!?, shkruan Berisha

Lajmet e fundit nga