LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama takim me astrofizikanten Laura Mersini

31 Korrik 2016, 10:32, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me astrofizikanten Laura Mersini.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet: ?Nder dhe kënaqësi e posaçme takimi me Laura Mersinin, ylli shqiptar i astrofizikës që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara dhe sot çmohet botërisht si një ndër figurat pararojë të shkencës?.

Laura Mersini është shkencëtare aktive në SHBA dhe një nga femrat e pakta shkencëtare me peshë botërore në fizikën teorike, që ka zbuluar një teori të re të origjinës së ?Big Bengut?, që zgjeron njohjen dhe zbulimin e kozmosit dhe të krijimit të gjithësisë në një bashkësi universesh, ?multiverse?.

Lajmet e fundit nga