LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarjet në burgun e Shënkollit dhe Vaqarrit/ Manjani: Prokuroria ka detyrë të vlerësojë provat

31 Korrik 2016, 06:16, Aktualitet CNA

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur se prokuororia do të vlerësojë çdo provë lidhur me ngjarjet e ndodhura ditën e djeshme në burgun e Vaqarrit dhe Shënkollit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan “?E vërteta mbi çdo ngjarje kriminale që ndodh konfirmohet vetëm nga Prokuroria e Shtetit! Ajo ka detyrën të vlerësojë çdo provë!? përfundon Ministri i Drejtësisë.

Si pasojë e një zjarri të rënë pasditen e djeshme, në burgun e Shënkollit humbi jetën një i burgosur 25-vjeçar, ndërsa u plagosën 8 të tjerë.

Ndërsa në burgun e Vaqarrit u tentua të vritej një 40-vjeçar nga jashtë burgut teksa ai ishte në ambjentet e ajrimit.

Lidhur me ngjarje e ndodhur në burgun e Shënkollit, Ministria e Drejtësisë u shpreh se dyshohet që një bombël gazi të ketë shkaktuar zjarrin. Ndërsa ISHTI deklaroi se kjo nuk është e vërtetë dhe se nuk ka asnjë provë që e lidh shkakun e zjarrit me bombolën e gazit./citynews

Lajmet e fundit nga