LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e PD në Velipojë, kontestohet rezultati/Nikoll Marku zgjidhet kryetar me 13 vota

30 Korrik 2016, 13:46, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka zhvilluar zgjedhjet për kreun e grupseksionit të Velipojës, ndërsa në garë ishin 3 kandidatë, sandër Viluni, Altin Kaçi dhe Nikoll Marku.

Në përfundim të votimit, Marku ka rezultuar fitues me 13 vota pro, ndërsa për shkak të debateve dhe akuzave mes palëve, procesi është zhvilluar me dyer të mbyllura në selinë e degës së PD-së në Shkodër.

Një ditë më parë një grup anëtarësh të PD-së i ishin drejtuar kreut demokrat Lulzim Basha, ku i kërkonin të ndërhynte, pasi gara mes kandidatëve nuk ishte e ndershme.

Madje në shqetësimet e shprehura, ata akuzon kreun e degës së PD-së Shkodër, Ramiz Çobaj, se mbështeste Nikoll Markun, i cili rezultoi fitues i garës.

Akuzat e anëtarëve të PD-së, i ka përsëritur sot edhe kreu i FRPD-së Velipojë, Nikolin Matusha që ka akuzuar kreun e PD Shkodër Ramiz Çobaj për manipulim të listave të zgjedhësve. Sipas Matushajt, emri i tij do duhej të ishte ne listen e votuesve, por ai është hequr qëllimisht.

Pas zgjedhjeve, kryetari i grupseksionit Nikoll Marku e ka cilësuar si proces të rregullt dhe transparent, ndërsa akuzat i ka cilësuar si absurde nga përsonat të cilët e kanë shitur partinë demokratike.

Nga 24 anëtarë kryesie që moren pjesë në zgjedhje, Nikoll Marku ka marrë 13 vota. /citynews/

Lajmet e fundit nga