LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tropojë/ Aksidentohet një turiste gjermane

30 Korrik 2016, 19:06, Aktualitet CNA

Një turiste gjermane është rrëzuar në Tropojë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kërshi të Odës në Çerem.

Burimet raportojnë se turistja e plagosur, është shtetasja me iniciale A.D, 48 vjeçe banuese Hofheim-Gjermani. Ajo ndodhej si turiste në Valbonë me bashkëshortin e saj.

Menjëherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Kufitare Tropojë, ku i kanë dhënë ndihmën e parë.

E dëmtuara është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Civil Tropojë, për ndihmë të mëtejshme, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën./citynews

 

Lajmet e fundit nga