LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nxehet debati Mustafa – AAK

30 Korrik 2016, 18:11, Aktualitet CNA

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ashpër ndaj, deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, ku sipas këtij të fundit Kosova po humb 8200 hektarë tokë në marrëveshjen e demarkacionit më Malin e Zi.

Ndërsa, sipas Mustafës, Pal Lekaj po flet të pavërteta pasi Kosova nuk ka humbur as edhe një hektarë tokë. Po ashtu, kryeministri Lekajn e quan edhe mashtrues pasi nuk po flet asgjë të vërtetë dhe nuk po paraqet asnjë fakt rreth humbjen së tokës.

?Pali, me mirë do të ishte me dalë për gjah e me i gjetë ku janë 8200 hektarët sesa me e prishë gjuhën. As më shumë as më pak, veç të tregoni cila komunë, cili fshat, cila zonë kadastrale e Kosovës u zvogëlua për 8200 hektarë. Deri sa nuk jepni pergjigje, jeni përgjegjës për të pavërteta dhe mashtrime?, shkruan ai në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Lajmet e fundit nga