Connect with Us

Edi Rama i kthehet inaugurimeve dhe premtimeve/A ka nisur fushatën Kryeministri?

Aktualitet

Edi Rama i kthehet inaugurimeve dhe premtimeve/A ka nisur fushatën Kryeministri?

Publikuar

-

Pjesa më e madhe e ministrave socialist duket se kanë nisur pushimet në plazhet në Jug të vendit, për t’iu shmangur temperaturave të larta të fundjavës. Por duket se shefi i tyre, Kryeministri Edi Rama, i është rikthyer inaugurimeve dhe premtimeve.

Së fundmi Rama ka postuar në rrjetet sociale, rikonstruksionin e aksit rrugor Kukës-Shishtavec, në kuadër të projekteve të Rilindjes. Gjithashtu, me një apel, Rama i është drejtuar shqiptarëve për të përfituar nga masa e re lehtësuese e reformës fiskale për ti rritur vlerën pronës së tyre.

“Ja një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e rilindjes së ekonomisë familjare si bazë për rilindjen e ekonomisë kombëtare. Përfitoni nga kjo masë e re lehtësuese e reformës së thellë fiskale, për të rritur vlerën e pronës suaj duke paguar shumë më pak se më pare”, është njëri prej postimeve të Kryeministrit.

LEXO EDHE:  Rama u tregon të rinjve në Lezhë se çfarë bëri sot bashkë me Linditën

Pak më herët, Kreu i Qeverisë, ka komentuar investimin e bërë në Qarkun e Kukësit.

Rruga Kukës – Shishtavec deri dje një segment torturues gropash e aksidentesh tanimë një rrugë 17 km e rindërtuar tërësisht me të gjitha standardet”, shkruan Rama, postim që e shoqëron edhe me disa foto.

Por dy komentet e fundit të Edi Ramës në rrjetet sociale, në këto ditë të nxehta, mund të interpretohen edhe si nisje e fushatës së Kreut të Qeverisë. Kjo nisur edhe nga lëvizjet e javëve të fundit të tij, ku Rama ka qenë tepër aktiv duke takuar pothuajse çdo drejtues të PS-së në degë, apo grupet e punës sipas Qarqeve.

/citynews/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Publikuar

-

Nga

“Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Deputeti Kujtim Gjuzi ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emision “360 gradë” në Ora news, ku ka sqarur dhe përjashtimin e tij nga Kuvendi me 26 qershor, pas debateve me Ramën dhe deputetët e tjerë.

Gjuzi tha se e dënuan pasi i tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë.

“Rama ka 78 vota. Nëse vjedh, intimidon dhe blen 6 vota të tjera, kjo është përgjegjësi e Ramës që do ta çojë aty ku nuk i shkon mendja.

LEXO EDHE:  Përfundon takimi/Çfarë diskutuan Rama dhe Meta

LEXO EDHE:  "Një President i përbashkët Kombëtar"/ Rama: Vrapova në imagjinatë...

I kam thënë Ruçit që nuk të takon të rrish aty dhe më ka dënuar. Më kërkoi 10 ditë dënim, por i shkoi një diplomate dhe 4 ditë la.

Më tha Rama në mes të Kuvendit që të hëngsha shaminë. Prandaj më dënuan.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ “Kujt i duket shtrenjtë, t’i bjerë nga rruga tjetër”

Publikuar

-

Nga

Bushati për rrugën me pagesë Milot-Fier/ "Kujt i duket shtrenjtë, t'i bjerë nga rruga tjetër"

Deputeti socialist, Ervin Bushati, thotë se kujtdo që tarifa e 7.5 euro e rrugës Milot-Fier i duket e shtrenjtë, atëherë të përdorë rrugën aktuale. Këtë deklaratë Bushati e bëri në studion e “Ora News”.

“Ne kemi disa lloj mundësish si mund ti ndërtojmë këto rrugë, njëra është të rrisim borxhin dhe limitet i kemi të kufizuara aq më tepër që tani duhet të marrim borxh për të ringritur ekonominë, ose të rrisim taksat që ne nuk duam ta bëjmë, ose të bëjmë që ai që e përdor më shumë ta paguajë. Patjetër që do të ketë rrugë alternative. Ata që duan të arrijnë më shpejt do të mund të kenë një vlerë të shtuar. Nëse mendojnë se është e shtrenjtë rruga, mund të përdorin rrugën që është sot”, tha Bushati.

Projekti është kundërshtuar nga opozita, e cila akuzon se vlera e investimit është 11 herë më e lartë nga realja.  Në shtator të këtij viti Ministria e Infrastrukturës do të hapë ofertat që kompanitë do të paraqesin për ndërtimin e autostradës Milot-Fier.

LEXO EDHE:  Ekskluzive nga Sonila Meço/Kaosi shkaktoi Ramën në politikën tonë

LEXO EDHE:  Rama u tregon të rinjve në Lezhë se çfarë bëri sot bashkë me Linditën

Ky aks propozohet të jepet me një koncesion prej 35 vitesh. Në të dhënat e qeverisë parashikohet dhe fluksi i automjeteve që do të qarkullojnë, por nëse kjo nuk arrihet fituesi do të ketë garancinë e shtetit për të mbuluar humbjet në gjysmën e parë të kontratës.

Më konkretisht në materialin zyrtar parashikohet një fond prëj 121 milionë euro që do të jepet për koncesionarin për 17 vitet e para duke nisur prej vitit 2024 deri në vitin 2040.  Të  ardhurat bazë në këtë periudhë janë parashikuar të jenë  1.7 miliardë euro. /CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Publikuar

-

Nga

Brataj “ultimatum”/ Kamarierët mos përdorin dorezat!

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ka bërë thirrje kamarierëve të mos mbajnë doreza.

Sipas Bratajt, mbajtja e dorezave është burim hepatitesh pasi ato nuk ndryshohen sa herë i shërbehet klientëve të ndryshëm.

“Kamarierët mos përdorin dorezat sepse nuk i ndërrojnë sa herë i shërbejnë klientëve. Nuk kanë qenë asnjëherë të detyruara, kanë qenë të rekomanduara. Dorezat janë burim hepatitsh për vetë njerëzit, sepse t’i mbash 8 ore krijojnë problem”, tha Brataj më “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE