LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump: Clinton e paaftë për të udhëhequr

29 Korrik 2016, 21:03, Aktualitet CNA

Ndërsa zonja Clinton mbante fjalimin, kandidati republikan për president Donald Trump publikoi një breshëri komentesh në Twitter, ku kritikonte rivalen e tij.

Ai shkruante se kandidatja demokrate është e paaftë për të udhëhequr Shtetet e Bashkuara, duke e akuzuar atë për gjykim të dobët.

?Askush, – shkruante zoti Trump, – nuk ka gjykim më të dobët se sa Hillary Clinton. Korrupsioni dhe shkatërrimi e ndjek atë ngado që shkon.?

Kandidati republikan publikoi gjashtë komente radhazi, ku e kritikonte zonjën Clinton për pikëpamjet e saj lidhur me imigracionin, sigurinë, reformën financiare dhe politikën e jashtme.

Zoti Trump është paksa përpara rivales Clinton në mesataren e anketave, sipas firmës së sondazheve RealClearPolitics.

Në një deklaratë pas fjalimit të zonjës Clinton, fushata e kandidatit Trump shkruante se ajo përshkroi një univers fantazie dhe jo realiteti./VOA

Lajmet e fundit nga