LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rivalitet/Sadije Berisha sfidon Arminën e Shkëlzenit?

29 Korrik 2016, 06:53, Lifestyle CNA

Ish gruaja e djalit të ish kryeministrit Sali Berisha ka marrë përsipër mbikëqyrjen e përgatitjeve për dasmën e nipit të ish Mbretit Zog, djali i Leka Zogut, Princ Leka me gruan e tij Elia Zaharia

Dasma e 8 tetorit 2016 pritet të jetë një dasmë mbretërore.

Shpenzimet duket të jenë të shumta e po ashtu duket se ata që po e përgatisin nuk po kursehen.

Leka Zogu, djali i Leka Zogu i parë, i biri i ish Mbretit Zog, pritet të kurorëzohet në martesë me Elia Zaharian me të cilën është lidhur prej pak vitesh.

Përgatitjet e dasmës janë të shumta dhe mbikëqyrja e tyre dhe e organizimit, janë marrë përsipër, nga Sadije Berisha, ish gruaja e Shkëlzen Berishës, djali i Sali Berishës.

Ajo pohon se nga ekspertët suedezë të dasmës mbretërore (Swedish Royal wedding) u zgjodh një kompani vendase, ajo ?Class? e Alketa Vejsiut, e cila u vendos të jetë një partner i besuar i Albanias Royal Wedding, sikurse pohon Sadija.

Kështu, Sadija duket se po e sfidon fort Armina Mevlanin, vajza e modës dhe e bukurisë shqiptare e cila aktualisht është e lidhur me Shkëlzenin dhe pritet së shpejti të martohen.

Në faqen zyrtare që gjeni edhe këtu, qartësohet se Sadije Berisha është drejtore administrative e ?Royal Wedding?, themeluese dhe bashkëdrejtuese e ?Royal event & PR.Ltd?.

Në rezymenë për Sadijen thuhet se familja e saj u arratis nga regjimi komunist në Shqipëri dhe jetoi në Kosovë deri në vitin 1967. më tej ata lëvizën për në Suedi ku edhe Sadija u lind.

Në rezyme Sadija cilësohet si person me gjak mbretëror të brezit të tretë dhe përkrahëse e familjes mbretërore shqiptare.

Gjyshi i Sadijes ishte një mbështetës i Mbrtetit Zog dhe i monarkisë. Sadija po vazhdon trashëgiminë e familjes duke qëndruar pranë princit aktual Leka II dhe gruas së tij Elia Zaharia.

Lajmet e fundit nga