Connect with Us

Kam aferë seksuale me shefin, por ai nuk e lë të dashurën për mua dhe…

Life Style

Kam aferë seksuale me shefin, por ai nuk e lë të dashurën për mua dhe…

Publikuar

-

Një vajzë i ka shkruar një letër britanikes ‘Th Sun’, ku i tregon për lidhjen e saj me shefin në punë, por ai ka të një të dashur dhe edhe pse i ka thënë që do ta lërë, ende nuk është ndarë.

Kjo është letra e saj drejtuar psikologes:

E dashur Deidre:

Kam aferë me shefin tim. Para gjashtë muajsh ai më tha se ai dhe partnerja e tij po ndahen, por ata janë ende bashkë.

Ai kurrë nuk flet për ne apo që të vazhdojmë bashkë.

Unë jam 27 vjeçe, ndërsa shefi im me pamje të bukur është mbi 30.

Unë kam filluar punën në këtë kompani para 18 muajsh, kur unë isha në lidhje me ish të dashurin.

Mendova se ishte i vetmi por ai më mashtroi. Ishte e vështirë ta merrja veten. Shefi im ishte shumë përkrahës.

Ai më ftoi një natë në darkë pasi u ndamë nga kolegët.

E pashë që ai nuk mi ndau sytë gjatë tërë mbrëmjes.

Kur i thashë që do të merrja taksi për në shtëpi, më tha se do të më dërgonte ai.

Kur shkuam tek dera e shtëpisë ai më puthi dhe më pyeti nëse mund të hynte brenda për kafe.

Ne pimë verë dhe më pas ai tha se duhet të flinte aty, pasi nuk ndihej i sigurtë për të ikur.

Unë sugjerova që të flinim bashkë.

LEXO EDHE:  FOTOT-U përfolën për divorc/ Kim Kardashian dhe Kaney West zbulojnë të vërtetën

Ne bëmë seks dhe ishte e mahnitshme dhe e bukur.

Ne folëm në mëngjes dhe ai më tha se po ndahej nga e dashura.

Ai më tha se dëshironte të më shihte prapë dhe ky ishte vetëm fillimi i lidhjes.

Ne shëtitëm në vikende dhe ai më trajtonte si princeshë, e unë u dashurova në të.

Unë pata një ofertë pune në një kompani tjetër, por e refuzova pasi mendova se me të do të jemi çift i duhur.

Por, tani dyshoj se ai është ende me të.

Kam frikë se po humb kohë pasi ne kurrë nuk do të jemi çift si duhet.

Nëse unë e pyes se a është ndarë me të dashurën, ai më thotë që t’i jap ende kohë.

Deidre përgjigjet:

Ai nuk ka pse të bëjë zgjidhje pasi po shijon një aferë pasiononte me ty dhe ka partneren në shtëpi.

Ti ke vetëm fjalë për lidhjen e tij me të.

Ai di si të të bëjë të heshtësh së pyeturi për ndarjen e tij.

Ndalo së qeni në dispozicion të tij.

Dil me miq dhe jetoje jetën.

Nëse ai do me të vërtetë që të bëjë diçka me lidhjen tuaj, ai do t’ju thërras.

Nëse ai nuk është serioz, ju jeni më mirë.

Sa më gjatë që vazhdon kjo, më shumë do të lëndohesh.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Life Style

Thembra të plasaritura/ Si të kujdeseni për to në mënyrë natyrale?

Publikuar

-

Nga

Nëse shihni çarje në thembra, me siguri supozoni se është për shkak të  dehidrimit ose mungesës së lagështisë në lëkurën tuaj. Sidoqoftë, në disa raste, mund të ketë arsye të tjera pse lëkura juaj është e thatë dhe e plasaritur në thembra.

Kilogramët e tepërta

Këmbët tuaja mbajnë peshën e të gjithë trupit tuaj. Pra, kur shtoni peshë shtesë , ajo rrit presionin nën thembra. Në këtë rast, thembrat tuaja janë të detyruara të zgjerohen anash për të mbajtur më shumë peshë. Dhe nëse lëkurës tuaj i mungon lagështia, ajo merr çarje.

Si ta rregulloni atë:

Ju mund të llogarisni peshën tuaj ideale këtu mbajeni gjithmonë brenda intervalit “normal”. Gjithashtu, merrni parasysh që diabetikët kanë tendencë të kenë thembra të çara, prandaj  kontrolloni rregullisht nivelin e sheqerit në gjak.

Mungesa e vitaminave

Pa disa vitamina jetësore , minerale dhe lëndë të tjera ushqyese, lëkura juaj thjesht nuk mund të funksionojë siç duhet dhe bëhet e thatë dhe e trashë.

Si ta rregulloni atë:

Shtoni më shumë ushqime të pasura me vitamina A, B3, C, E, zink dhe acide yndyrore omega-3 në dietën tuaj .

Këpucët e gabuara

Këpucë të papërshtatshme dhe takë të hollë gjithashtu mund t’ju japin thembra të çara dhe dhimbje.

LEXO EDHE:  FOTOT-U përfolën për divorc/ Kim Kardashian dhe Kaney West zbulojnë të vërtetën

LEXO EDHE:  Është ndarë nga e dashura?/ Reperi bën lajmërimin e papritur

Menopauza

Pas menopauzës , disa gra kanë tendencë të kenë “keratoderma të fituar”, një gjendje që mund të çojë në plasaritje të lëkurës në thembra dhe pjesë të tjera të trupit.

Si ta rregulloni atë:

Për të hequr qafe të çarat në thembra, mund të provoni të aplikoni pomada me estrogjen topikisht, por mos harroni të konsultoheni më parë me mjekun tuaj.

Rutina e gabuar e dushit

Bërja e banjove ose dusheve të gjata, shumë të nxehta nuk është një ide e mirë sepse uji në këmbë mund të heqë vajrat natyralë nga lëkura dhe ta lërë atë të ndjehet i ashpër dhe i thatë. Përveç kësaj, sapunët dhe detergjentët e ashpër mund të dëmtojnë pengesën natyrore të lëkurës.

Si ta rregulloni atë:

Gjithmonë përdorni ujë të ngrohtë kur bëni dush , kufizoni kohën tuaj në banjë në 5-10 minuta për të shmangur më shumë humbje lagështie, fshijini këmbët me një peshqir pasi t’i keni larë dhe sigurohuni që të vendosni një krem ​​hidratues. Eshtë gjithashtu më mirë të shmangni sapunët ose produktet aromatike të kujdesit të lëkurës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Kush është yll”/ Ermal Mamaqi “sherr” me Luana Vjollcën

Publikuar

-

Nga

“Kush është yll”/ Ermal Mamaqi “sherr” me Luana Vjollcën

Aktori i humorit Ermal Mamaqi do të jetë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin e Luana Vjollcës “Shiko kush Luan”.

Ai e ka bërë të ditur këtë lajm nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar një foto me moderatoren.

Por duket se moderatores i ka tërhequr vëmendjen bluza që mban veshur Ermali, ku shkruhet “Jam një yll.”

Luana ka komentuar në postimin e Mamaqit duke shkruar “Jam një yll”. Nga ky koment ka nisur “sherri virtual” mes tyre nëpërmjet komenteve.

LEXO EDHE:  Krokodili ia këput krahun/ Ja çfarë bën gruaja pak ditë më vonë

LEXO EDHE:  Çfarë duhet t’i hedhim pas, kur martohet një çift? Ja disa rite në vende të ndryshme të botës

“Luana Vjollca e ke gabim. Ylli jam unë se unë e kam bluzën”, ia kthen Ermali, ndërsa nuk ka munguar as komenti thumbues i Luanës ku thotë se ajo nuk ka nevojë ta shkruajë në bluzë se e ka yllin në ballë.

Komentet e tyre me sens humori kanë krijuar shumë të qeshura në rrjet si dhe komente të pafundme nga ndjekësit./ CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

LEXO TE PLOTE

Showbizz

Gazetari zbulon “sekretin” e këngëtares/ “Do të bëjë dasmë të madhe këtë vit”

Publikuar

-

Nga

Gazetari zbulon “sekretin” e këngëtares/ "Do të bëjë dasmë të madhe këtë vit"

Marsela Çibukaj është një nga këngëtaret më të mira dhe të pëlqyera nga shqiptarët. Këngëtarja i bëri për vete të gjithë me zërin e saj dhe prej vitesh ka krijuar një karrierë shumë të suskesshme.

Prej kohësh ajo është në një lidhje dashurie me këngëtarin Vitmar Basha. Duket se çifti kanë menduar të bëjnë një dasmë pasi të përfundojë pandemia, dhe këtë sekret e ka zbuluar gazetari Eraldo Rexho.

Eraldo dhe Marsela do të jenë të ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, ku në promon e publikuar nga Luana Vjollca, Eraldo dëgjohet teksa zbulon sekretin e këngëtares.

LEXO EDHE:  Ndarje të Kosovës?/ Haradinaj kundër Ramës e Thaçit:Çmenduri…

LEXO EDHE:  Është ndarë nga e dashura?/ Reperi bën lajmërimin e papritur

“Një gjë që jo shumë vetë e dinë nëse ndodh kjo hapja e madhe Marsela Çibukaj do bëjë një dasmë shumë të madhe”, është shprehur gazetari Eraldo Rexho në “Shiko Kush Luan”./ CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

LEXO TE PLOTE